Zgjedhjet mbaruan dhe rezultati ishte krejt ai që parashikohej nga çdo njeri me pak tru në kokë. Rezultati s’ka habitur askënd madje as vetë Lulzim Bashën. Ai e kishte të qartë humbjen, përndryshe nuk do blinte 4 vila, pikërisht, 4 muaj para zgjedhjeve. Nëse dikush do të shpresonte sadopak në fitore edhe njeriu më idiot në politik po të ishte, do duronte 4 muaj sa të zgjidhej kryeministër dhe pastaj do hapte “thesin”.
Hapja e thesit 4 muaj para zgjedhjeve provon, që Lulzim Basha po garonte në një lojë ku rezultati humbës ishte paravendosur.
E keni parë sa i qetë është Basha dhe Berisha.
Ky i fundit, pas zgjedhjeve këmbeu ambasadoren Kim, me Kim Kardashian.
Të dyve ju rreh ora 12:00 dhe nuk janë aspak të suprizuara.
Ata e dinin se çfarë do ndodhte sepse:
– ata kanë një parti të shkërmoqur, krahasuar me socialistët që janë të strukturuar në çdo celulë fshati apo qyteti.
– ata më shumë larguan faktorë politike se sa afruan.
– ata e përçanë PD në 6 parti të reja, pjella të saj, ndryshe nga PS që garonte e unifikuar dhe pa fraksione.
– ata kanë shumë para por milionat e tyre i ruajnë në gropa dhe i kursejnë për stërnipat, ndryshe nga socialistët që i investojnë politikisht dhe në fushata.
– ata luftēn e kishin kundër Jozefinës dhe Rudinës, jo kundër Ramës
Kaluan 10 ditë nga fillimi “luftës” drejt fitores që deklaroi Lulzim Basha, por askund s’kemi parë as luftë, as protesta, as greva.
Jo se nuk duan luftë por:
– nuk i mbështet askush
– nuk kanë as këllqe
Ndryshimi pushtetit nuk mund vinte nga riciklimi.
Faktori ndërkombëtar i hapi krahun Edi Ramës për të fituar me çdo mjet zgjedhjet, vetëm që mos lejonin rikthimin e Berishës dhe Metës në pushtet.
Aq hapur e mbështeti BE dhe SHBA, Edi Ramën sa njohu rezultatin e zgjedhjeve përpara se ti çertifikonte KQZ.
Nuk ka asnjë faktor të huaj, që dëshironte rikthimin e Berishës. Prej dy vjetësh asnjë ambasador nuk pranon ta takoj dhe e kanë bojkotuar.
Shqiptarët e kanë kuptuar që Partia Demokratike tashmë e ka mbyllur ciklin politik dhe misionin e saj.
Tradhtia historike e 2017, ku PD preu në besë elektoratin, shiti kauzën, mbylli çadrën dhe hyri në bashk-qeveri me Ramën, vulosi fundin e saj politik.
Sot sheshet janë bosh. Askush nuk proteston, sepse ato protesta do i shërbenin vetëm Lulzim Bashës që mos jap dorheqjen.
Ky i fundit s’ka mbështetjen as të popullit, as të elektoratit, as të gruas që e tërheq nga mënga duke i pëshpëritur në vesh: “Luli, kthehemi në Hollandë”.
Basha rri aty nga halli, sepse Berisha nuk ishte i përgatitur për një Plan B. Ai projektoi dhe investoi me testament tek Lulzim Basha dhe i “qethi” të gjithë. Por i kishte bërë llogaritë gabim.
Sot të gjithë e kanë kuptuar, që Partia Demokratike është shkatrruar dhe as Joe Biden po të vij kryetar i asaj partie s’mund ta ringrej.
Të vazhdosh tē votosh PD, do të thotë të legjitimosh edhe mandatin e 4 apo 5 të Edi Ramës.
Sot sheshet janë bosh, sepse Partia që lindi nga protestat dhe kauzat popullore, i shiti kauzat dhe elektoratin, duke u shndëruar në biznes privat të dy famijeve.
Ish-Protestuesit, po presin se cilit nga familja do i vij rradha për ta vendosur administrator të: “Partia Demokratike: shpk”
Sheshet janë bosh. Në 30 vjet, kjo është situata më paqësore pas zgjedhjeve.
Askush nuk ka ndërmend ti bashkohet në bulevard, funeralit politik të Lulzim Bashës.
Po mer po, vec na sqaro, ku i gje leket ti qe kakaris nga Gjermania? Sme dukesh i lodh nga puna ne fabrike???
Përgjigju