Sikur të ishim kapur fort (dhe jo kalimthi) pas skandaleve të politikanëve, mendoj se ato të bëra nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha, do të zinin faqet e gazetave dhe ekranet e televizioneve për 20 vjet me rradhë. Ata që sot krekosen majë poltroneve me këmbambikëmbë, duke marrë poza qesharake dhe duke kërkuar “ikjen, dorëheqjen dhe ndjekjen penale ndaj Edi Ramës”, deri dje thonin se “Sali Berisha është e keqja e këtij vendi”.
Por sot, janë ulur në “prehërin” e tij, paguhen majmur, dhe nuk rreshtin së dali në ekrane dhe portale duke dhënë “ide, citate dhe leksione pushtetit dhe demokracie”. Mediokriteti ka kapur majat, qytetaria ka rënë, profesionalizmi është zëvëndësuar me gjobavënien. Bataku ku ka rënë sot qyteti, kryeqyteti, media, kultura, dhe etika profesionale, vlejnë shumë për të dëshiruar. Ata që kanë harruar skandalet e Saliut, dhe po merren me “skandalet e Ramës”, janë thjesht kapterrë të graduar me rroga mujore të majme. Nga dalin paratë ? Kjo duhet të zgjidhet nga organet kompetente, të cilat nuk duhet të mbeten në kuadrin e sehirxhiut. Por le të kthehemi tek skandalet e vjetra.
Askush deri sot nuk është burgosur për piramidat, për 1997, askush deri sot nuk ka vajtur prapa hekurave për 3500 të vrarët e Mars-Shtatorit 1997, askush deri sot nuk u hetua dhe arrestua për grushtin e shtetit të 14 Shtatorit 1998, askush nuk u dënua për djegien e institucioneve, askush nuk u arrestua për Gërdecin ku bota u shokua nga shpërthimet e municioneve që shiteshin dhe paratë mbushinin xhepat e pushtetit. Askush nuk u penalizua për vrasjet e 21 Janarit, askush nuk u hetua për urdhërat “qëlloni në mish” ndaj atyre që u ngritën për të përmbysur qeverisjen më të korruptuar që kishte vendi prej 100 vitesh. Në rast se do të përmendim pastaj skandalet në privatizime, shitjet e trojeve në bregdet (ku ministrat nga Veriu dolën me prona në Lalëz, Vlorë dhe Sarandë) aferat e turpshme me investimet në Rrugën e Kombit etj……., atëhere do të kishim një mal me akuza. Dhe kush u muar seriozisht me këto, kush i hetoi, analizoi, dhe publikoi siç duhet ? Askush.
Sali Berisha, e kishte dhe vazhdon ta ketë “në dorë” një pjesë të drejtësisë, dhe për një kohë të caktuar duket sikur i ka mbyllur letrat. Shpallja “non-grata” dhe situata aspak e lehtë që ka brënda partisë, e detyron Berishën të merret më tepër me fabrikime akuzash ndaj kryeministrit Rama, duke shpresuar largimin e vëmëndjes nga skandalet e veta. Dhe e vërteta është se, nga 2013 deri sot betejat e Berishës me Edi Ramën kanë qenë zhurma dhe britma pa asnjë ndikim politik dhe elektoral. Afrimi i 14 Majit, mbetet frika më e madhe e Berishës. Humbja që PD do të pësojë në 14 Maj, do ta shpejtojë largimin e tij nga posti i kryetarit de facto i asaj force politike.
Objektivi mbetet i qartë, “bllokim i jetës parlamentare, ndonjë protestë në bulevarde, zhurma për “skandalet Rama”, dhe mosnjohja e rezultatit të 14 Majit”. Opozitë më qesharake dhe më destruktive nuk ka patur ndonjëherë vendi.
Duhet te kete pulitzer edhe per shkrimet me tradhtare
PërgjigjuJa dhe perla e dites: meqe me pare nuk eshte ndershkuar njeri, pse duhet xhanem tani? Ke te drejte o byrazer, Rama madje pak skandale ka bere se normat jane me te larta ne kohe inflacioni te larte. Eh mor Fan Noli ku je, ti shikoje Pykat dhe Dallkauket moderne te Shqiperise.
Përgjigju