Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Pse populli nuk e kupton, që zgjedhjet e 25 prillit janë shitur në tavolinë nga Basha?

18 Janar 2021, 20:21| Përditesimi: 18 Janar 2021, 20:22

  • Share

5 vjet më parë kam përjetuar një nga ngjarjet më të hidhura në politikë.

Isha në Peshkopi gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme të Bashkisë, e cila ishte shkaktuar nga “brekët e grisuara të Shukriut”, ish- kryetarit të Bashkisë.

I brengosur nga ngjarja perverse vendosa të mbështesja Sherefedin Shehun, për të cilin unë ende kam shumë respekt.

Sapo mbërrita në hotelin në qendër të Peshkopisë, dëgjova ulërimat e pronarit, i cili shante me nënë dhe babë disa persona.

U shtanga dhe mendova se do kriste pushka.

Dyshova mos ishte ndonjë bandë hajdutësh që i kishte vjedhur, por jo, isha gabuar.

U afrova të ndihmoja pronarin që e njihja paksa dhe t’i vija në ndihmë, por u befasova.

Në tavolinën që po shaheshin ishte kryesia e Partisë Demokratike, dy nënkryetarët, sekretarët dhe 10 anëtarët e Kryesisë.

Nuk ishte mbledhje. Thjesht ishin nē verandë me gota përpara.

Pronari vazhdonte të ulëriste dhe i kërkonte njërit prej tyre të largohej nga hoteli.

“O pis, o maskara, o batakçi që shkatërrove Partinë Demokratike”

“ O plehrë që ke dy javë që pi vetëm raki dhe nuk bën asnjë mbledhje.”

E tërhoqa pronarin e hotelit veç për të shmangur përplasjen fizike dhe e pyeta:

-Çfarë ka ndodh?

Ai më tha:

-Këta derra hanë dhe pinë pa paguar, dhe e diskredituan Partinë Demokratike. Nuk punojnë fare.

Kanë ardhur gjoja për fushatë dhe ma mbaruan fuçinë e rakisë dhe gjithë qoftet apo jufkat e qytetit.

Këta hanë dhe pinë si derra 12 orë.

Pas pak na u desh ta bindnim “drejtuesin” e Partisë Demokratike të largohej nga hoteli, se në të kundërt do ndodhte skandal.

Ishte moment tragjik, që më ka lënë një shije të hidhur.

“Burri me thinja” mbushi valixhet me zhelet e tij dhe në sy të qindra klientëve iku në një hotel tjetër.

Aq e rëndë ishte ngjarja, sa mua më vjen shumë rëndë t’ja publikoj emrin dhe po e ruaj disi për etikë.

Mu kujtua kjo ngjarje, tek po lexoja emrat e drejtuesve të listave për deputetë në disa qarqe të opozitës shqiptare.

Ishin të njëjtat emra dhe figura që i përzuri pronari i hotelit në Peshkopi.

I lexova dhe kujtova ngjarjen e pijanecëve ordinerë, që nuk fituan dot garën as kundër brekëve të grisura të socialistëve në Peshkopi.

Sot thjesht kuptova: Që zgjedhjet janë shitur, njësoj si ato ndeshjet e futbollit që u kuptohet rezultati para se të fillojë ndeshja, që nga momenti kur trajneri përcakton formacionin humbës.

Listat humbëse të Lulzim Bashës në Durres, Fier, Korçe, Elbasan, Shkoder, Tiranë, s’janë as nga budallallëku dhe as nga paaftësia.

Thjesht janë formacione humbëse për një ndeshje të shitur.

Kush ka sy le ta shikojë, dhe kush ka vesh le ta dëgjojë. Rezultati i zgjedhjeve në 25 prill është bërë pazar në tavolinë, prandaj 6 muaj përpara zgjedhjeve trajneri mori 4 vila me pishinë dhe i vuri në emër të kunatit.

Mund të duronte dhe 6 muaj nëse shpresonte në fitore, por jo aspak. Ai e di rezultatin humbës.

Kap ç’të kapësh para humbjes dhe dorëheqjes.

Në 26 prill do i duhet të largohet si kryetar, por i duhet që të ketë edhe një alibi.

Këtë radhë do të thotë: Emrat dhe listën pa “Nishan” e bëri Jari dhe Besniku.

3 muaj para zgjedhjeve s’kanë akoma lista.

3 muaj para zgjedhjeve po shqyhen mes vetes.

3 muaj para zgjedhjeve po ndahen nga LSI.

3 muaj para zgjedhjeve grinden për emra.

3 muaj para zgjedhjeve sulmojnë partitë e reja.

3 muaj para zgjedhjeve s’kanë zyra elektorale

3 muaj para zgjedhjeve Basha del vetëm kudo.

3 muaj para zgjedhjeve deklaron 4 vila.

3 muaj para zgjedhjeve s’kanë asnjē figur te re.

3 muaj para zgjedhjeve emrat e njëjt si në 2017.

Keqardhje e madhe për mijëra demokratë që kanë 8 vjet enden rrugëve duke protestuar dhe bërē tifozllëk për Lulzimin.

Në 26 prill do ju dalë “narkoza” dhe kuptojnë pazarin dhe ndeshjen e shitur në tavolinë nga trajneri, i cili kur e pa të pamundur fitoren, i ra shkurt dhe tha:

“Kap ç’të kapësh se humbjen e kam në xhep”

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dordoleci: 19/01/2021 17:21

    O kreshniku i haleve harove ti kur ngrije në qill salmut bershurën ? E tani ti del e na tregon për lyl dylin. Po ne e njofim lyl dylin kush është po ktë debil lylin e ka vën aty burri më pis i historis Shqiptare që ti e ngrijw në qell o kreshniku haleve e sot ti shan para e mbrapa se të lan pa llokëm. Pty rac muti.

    Përgjigju
  • Fran Uci: 18/01/2021 23:05

    Me 26 prill Basha&CO do mate dhe ate te

    Përgjigju
  • Ardian: 18/01/2021 21:05

    Mire e ke bile shume mire.. Jeta vazhdon. Dikush jeton ne vila dikush princ e dikush i varfer. Ble dhe shet. Kjo eshte melodia e politikes qe te lodh ty dhe mua, qe lodh nje popull te tere. Por ta dine mire keta politikane pijanece te dhjamosur te cfare do lloj ngjyr se jane kalimtare Po po kalimtare. Vetem Shqiperia mbetet si ka mbetur ne shekuj. Keta do harohen. Ky eshte denimi me i madh qe mund te beje nje popull.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?