Ilir Meta dhe Sali Berisha

Pse Ramën? Po kë? Berishën. Pse Berishën? Po kë….

7 Prill 2023, 09:39| Përditesimi: 7 Prill 2023, 09:42

  • Share

Të jesh antisistem apo antiregjim, kjo ishte tema e një debatit që po zhvillohej parmbrëmë në një emision televiziv.

Terminologjia të grishte të lije mënjanë telekomandën dhe të nguleshe e të dëgjoje më në fund një debat intelektual.

Por si kalonin pak minuta shihje se dialogu mes pjesëmarrësve  zhvishte pendët prej palloi dhe katandisej në zog frigoriferi, përfundonte në pyetjen: duhet mbështetur Berisha e Meta që të rrëzojnë Ramën, apo duhen kërkuar e mbështetur forca të reja, të paprovuara më parë?

Mbase edhe kjo mund hante diskutim, po ç’ne tani kur  fushata elektorale për zgjedhjet vendore ka ndezur motorët?

Në vend që të orientohen qytetarët të flasin për hallet e jetës së qytetit a fshatit ku jetojnë dhe njëkohësisht të diskutojnë se cili nga bashkqytetarët mund t’i administrojë më mirë, gatuhen debate të kësaj natyre që s’bëjnë gjë tjetër veçse turllosin miletin me kungulleshkën e dalë boje nga përdorimi tridhjetë e kusur vjeçar: pse Ramën.... po kë... Berishën e Metën... pse...

Intelektualët, kur dalin në publik, luajnë shahun e strategjive, kurse damën dhe dominonë e interesave partike a klanore ua lënë militantëve të çartur.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?