Berisha në protestë

Pse revolucionin e Berishës nuk po e mbështesin as gratë apo familjarët e deputetëve?

23 Shkurt 2023, 14:29| Përditesimi: 23 Shkurt 2023, 14:34

  • Share

Sot në shesh protestuan 300-500 demokratë. Dikur kaq persona i mbidheshin Azem Hajdarit kur furnizonte makinën në një pikë karburanti. Ky është niveli më i ulët historik që nga 1990 deri më sot. As protestat e shoqatës Sazan Gurit nuk janë në këto nivele, sepse me protestat e Adriatik Lapës apo Endri Shabanit nuk krahasohen dot sepse ata kanë mbushur sheshin ‘Skënderbej’.

Po pse Revolucionin e Berishës nuk po e mbështesin as gratë e deputetëve? Praktikisht deputetët janë braktisur nga familjet e tyre. Kuvendi i Partisë Demokratike ka 7200 anëtarë. Nëse vetë anëtarët e Kuvendit me 4 anëtare të familjes do të protestonin, sot në shesh do ishin afro 30.000 protestues dhe jo 300 persona. Sikur vetëm gratë dhe fëmijët e 65 deputetëve dhe 300 antarve të Këshillit kombëtarë të mbështesnin protestën sot do kishim në shesh 2000 protestues.

Në dasmën e kalamajve Berisha ka pasur më shumë dasmorë se kishte sot protestues. Përfundimisht Berishës dhe Metës i ka humbur vula dhe kanë probleme psiqike duke humbur axhendën politike: Dhe kur të humbet vula dhe busulla shpall luftë gjithë planetit.

- 3 Mars protestë kundër Gjykatës Apelit për vulën.

- 4 Mars protestë kundër Gjykatës Parisit për Blinken.

- 5 Mars protestë kundër SPAK: “Mos arrestoni Metën”

- 6 Mars protestë kundër Gjykatës SHBA: Arrestoni Ramen

- 7 Mars kundër ambasadës UK: “JO Berisha Non-Grata”

- 8 Mars protestë në New York: “Largoni Yuri Kim”

- 9 Mars potestë para prokurorisë: Mbyllni Gërdecin”

- 10 Mars protestë para ambasadave: Jeni të korruptuar

Në këtë çmenduri nuk po ju shkojnë as familjet nga pas sepse e kuptojnë, që pas çdo proteste Rama po forcohet dhe nuk po dobësohet. E gjitha kjo i ngjan një ndeshje futbolli, ku ekipi tyre i zemrës jo vetëm ka 10 vjet që humbet thellë në çdo ndeshje, por tashmë përveç rezultatit ka humbur edhe tifozët, duke lënë shkallët e stadiumit bosh.

Askush nuk beson më çmendurinë e revolucionit kundër Ramës. “Che Guevara” bardheblu ka marr pushkët kundër Amerikës, Anglisë, Francës, Gjermanisë dhe pasi të përmbysi qeveritë e gjithë planetit, do kthehet të rrëzoj Edi Ramën. Jo more jo, familjet e tyre nuk i mbështesin sepse i shohin çdo natë sa rëndë janë ata nga pagjumësia dhe psikopatia. Prandaj sot në shesh nuk ishte askush nga familjet e deputetëve. Ata nuk i mbështet askush në Revolucionin e degraduar që për dy javë forcoi një Kryeministër që dukej i rrëzuar. Me sa duket Berisha është gomonja e përjetshme e Edi Ramës…..

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • minushe: 24/02/2023 10:52

    kreshnik spahiu ben analiza te zgjuara. E ndjek vazhdimishtdhe thote te verteten, pasi opinionet qe jep ai shpesh i kam menduar edhe vete. pra eshte shume realist ne ato qe thote

    Përgjigju
  • Termeti: 23/02/2023 14:45

    Kur shoh Salën duke folur, me kujton foton e Leninit që fliste me proletariatin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?