Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha

Pse të gjithë ministrat e PD-së në qeverinë 'Rama' janë kundër Lulzim Bashës

16 Nëntor 2022, 18:52| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 18:54

  • Share

Ikja e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, ka sqaruar mjaft gjëra s si kanë qëndruar realisht në opozitën shqiptare.

Është thënë nga qarqe kritike me PD-në  Lulzim Bashën gjithë këto vite se ai nuk është krealisht krytari fuqiplotë i PD-së, pasi Sali Berisha ka pozitën bazike të vendimarrjes. E me ikjen e Lulzim Bashës, u pa se ky dimension ishte edhe më i thellë se ç’dukej, pra rrezja vepruse e Bashës në PD ishte më pas se margjinale.

E duhet thënë në këtë rast se një nga shembujt më piktoresk është qëndrimi i të të vetmit zyrtarë të lartë qeveritarë të opozitës që nga viti 2013. Bëhet fjalë për ministrat që PD-ja pati pas çadrës të 2017-s e deri në shtator, kur Edi Rama ndërtoi qeverinë e dytë socialiste.

Përveç Gazmend Bardhit, i cili sot është sekretar i Përgjithshëm i PD-së dhe ka qenë njeriu më i afërt i Lulzim Bashës, të gjithë ministrat e tjerë janë sot përkrahës të fortë të Sali Berishës dhe kundërshtarë të Bashës. Dritan Demiraj, ministri i Brendshëm i propozuar nga Basha në vitin 2017, është prej vitesh qytetar i SHBA-së. 

Por ai në qëndrimet publike përkrah fort Sali Berishën, edhe pse vendi, shtetas i të cilit ai është, e ka shpallur Non Grata. Mirela Karabina, ministrja e Arsimit e propozuar nga Basha në qeverinë e Edi Ramës gjithashtu është pjesë e qëndrimit kundër Lulzim Bashës.

Ndërkaq, ministrat e tjerë të zgjedhur në diapazonin teknik si Financat e Shëndetësia, dihet që atëherë se nuk ishin nomnklaturë e Bashës, por e familjes së ngushtë të Berishës.

Gjithsesi, një fenoment që njihet tashmë në Shqipëri është që ministrat apo zyrtarët e lartë janë përgjithësisht besnikët më të mëdhnj të shefit të partisë, si pasojë e marrëdhënies së ngushtë apo karrierës së dhënë.

Dhe është logjike, që skuadra e ngushtë të ishte luajale me Lulzim bashën, madje edhe ditën më të keqe të tij. Ose të paktën, edhe nëse ja hante mishin, kockën t’ja linte.

Marrëevshja e 17 Majit 2017 është quajtur dhe quhet vazhdimisht si “tradhti” nga ana e Sali Berishës dhe njerëzve të tij. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 5 vjet, si vetë Berisha, por edhe mbështetësit e tij mediatik nuk e harrojnë asnjëherë, dhe e përmendin vazhdmisht. Ministrat e asaj kohe janë pjesë e kësaj marrëvshjeje, që realisht nuk se ndikuan politikisht, apo patën ndonjë rol të lart ekspertësh. Më shumë shërbyen si pjesë e një modus vivendi që opozita e çadrës të hynte në sistem.

Politikisht Berisha mallkoi marrëveshjen e 17 majit, së bashku me grupin që e zbatoi atë deal. Po atëherë përse pjesa më e madhe e marrëveshjes së 17 majit janë sot me doktorin?

Duket qartësisht se nuk ka shpjegim tjetër, përveçse faktit se Sali Berisha ka pasur kontrollin  PD-së çdo ditë, edhe kur zyrtarisht nuk  bënte punën e kryetarit. 

Madje, gjasat janë që Berisha  ka kontrolluar PD-në më shumë në kohën e Lulzim Bashës sesa sot, kur janë zgjuar natyrisht në mënyrë të brishtë vibrimet antiberisha brenda PD-së. Kontrolli i tij ka qenë thuajse total, e sipas gjasave, “dublimi” që përmend Basha, ka qenë në të vërtetë imponim. Por këtë, duhet ta thotë vetë ish-kryetari publikisht. 

Thesht të shpjegojë rolin e Berishës kur ai nuk ka qenë kryetar. Në këtë rast, kjo vln më shumë për atë pjesë të PD-së që po i bën rezistencë modelit berishan, sesa publikut në përgjithësi ose atij kritik, i cili është i bindur se Sali Berisha nuk ka reshtur asnjë ditë të jetë kryetar i PD-së, ashtu si ortaku i tij politik, Ilir Meta.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 17/11/2022 07:18

    .. jeni kokë më kokë me Rudina Magjistarin e Lul Bashën në kulmin e gafave. O Pate shkruj Shqip

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?