Sali Berisha ka dalë hapur fare kundër gjithë ndërkombëtarëve. Ka dalë kundër ambasadorit amerikan ( SHB-së) ka dalë kundër ambasadorit anglez (Britanisë Madhe), ka dalë madje kundër edhe ambasadorëve të Bashkimit Europian që mbështetin Edi Ramën, integrimin, investimet e huaja që kanë nisur dhe po bitisen në Shqipëri. Ai ka dalë kundër të gjithëve.
Paska qenë një pasion i fshehur i ish-lidertit historik, (natyrisht ndikon e shkuara e tij koministe) dhe ka mjaftuar “non-grata” e tij amerikane, për të shfaqur hapur prirjet e tij antiperëndimore. Veçanarisht me zonjën Kim, ish-lideri historik ka nisur betejën pa kthim. Ai ka dalë hapur kundër saj (në fakt kundër SHBA-së), dhe nuk lë rast pa thumbuar dhe sulmuar çdo deklaratë apo prononcim mediatik të saj. Në selinë e pushtuar të Partisë Demokratike sot, antiamerikanizmi është kthyer në normalitet.
Atje nuk mund të shkosh dhe ti referohesh amerikanëve për asgjë, pasi “ata kanë shpallur non-grata Berishën”. Duhet të jesh i guximshëm, të shkosh në selinë e PD, dhe të flasësh mirë për SHBA-në, Britaninë e Madhe, apo edhe për ndonjë vend tjetër europian që nuk përkrah Berishën. Antiamerikanizmi i berishistëve, është kthyer në normalitetin e ditës. Ai dhe ata, menduan se “McGonigal”, do të ishte shpresa e vetme që do të bënte shpëtimin e Berishës, se do të ishte “gomonia shpëtuese” e “non-grata”-s për të zhvendosur vëmëndjen drejt kryeministrit Rama. Në PD, të gjithëve u ka “ngrirë buzëqeshja në buzë”, pasi rasti “McGonigal” nuk ka asnjë lidhje me kryeministrin Rama dhe qeverisjen e tij.
Ata që shpresuan se “erdhi momenti për ta rrëzuar Ramën nga pushteti”, i kishin bërë llogaritë si “7×7=42”, dhe nuk e kishin menduar se gjithçka ishte e stisur nga vetë ish-lideri. Në PD, ka rënë heshtja, janë strukur dhe po mbajnë sytë dhe veshët nga SPAK-u, ku Mediu dhe Shkëlzeni po bëhen gati të përballen me trupin gjykues. Natyrisht Gërdeci dhe 21 Janari, nuk mund të jenë kurrë dosje të mbyllura. Drejtësia e re, do të thotë fjalën e saj shumë shpejt , edhe pse ish-lideri historik, e ka mision të veçantë ta njollosë atë strukturë, duke synuar zhvendosjen e vëmëndjes së opinionit publik ndaj tij.
Sali Berisha e ka kthyer sot Partinë Demokratike, në një bunker dhe frëngji, nga ku derdhen sulme të paprincipta ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, apo dhe ambasadorëve të fuqive perëndimore. Braktisja që ndërkombëtarët i kanë bërë asaj force politike pas rikthimit të Berishës, duhej të ishte sinjali i duhur që ish-lideri të mos vazhdonte më tej rrugëtimin e tij të mbrapshtë. Por fatkeqsisht nuk ka ndodhur kështu. Kaq mjafton që të themi se, ai njeri bashkë me PD, po shkërrmoq edhe opozitarizmin në Shqipëri, duke lidhur fatin e tij me fatin e atyre që besuan në idealet e demokracisë.
Bo bo bo bo bo c'a mostre eshte ky. Ka 30 vjet qe e shkaterroi dhe e degjeneroi ket vend dhe prape duhet tia shofim surratin e shpifur dhe degjojme zerin cdo dite ketij funderrine te kombit shqiptar.
PërgjigjuShqipria sbëhet kurr, se Shqiptarët jan : mburavec, dembel, intringant, injorant, inatçi e duan të jen shefa e të mos punoin e pagat të tjerët tja pagoin. Shqiptarët po të kishin nivel nuk e banin as 24 or malokun hajdut kriminel sali BAJGËN. Po ky fundërrin çfar nuk i ka bër Shqiptarve e prap vazhdon e është kryetari i partis wc pd. Doni më për Shqiptarin.
PërgjigjuBerisha mbetet zgjatim i zorres se trashe…
PërgjigjuU plaken dhe servile mbeten.
Përgjigjue ke qa ajazoo ky vend nuk behet me me duket
PërgjigjuKurre nuk ka per tu bere ai vend....brez pas brezi me ata njerz...nivel zero dhe pordhet ne maje...