Edi Rama dhe Ilir Meta

Pse u tërhoq Rama nga shkarkimi i Ilir Metës: Kush humbi dhe kush fitoi?

17 Korrik 2020, 23:00| Përditesimi: 17 Korrik 2020, 23:02

  • Share

Tërheqja thuajse turpëruese e mazhorancës për hetimin e Ilir Metës, është një tregues i qartë dhe i përsëritur i nismave gjysmake dhe të lëna në mes të mazhorancës së Edi Ramës në këto vite.

Konkluzioni i komisionit hetimor, i përgatitur që në fund ta “këshillojnë” presidentit, pas asaj që bëri një vit më parë duke ç’dekretuar zgjedhjet dhe ngriti gjithë atë zulm kundër tij nga mazhoranca, është në fund një fitore e pastër e Ilir Metës, më shumë se një tërheqje taktike e Edi Ramës.

Pasi Ilir Meta ç’dekretoi zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të cilat natyrisht mazhoranca nuk lejoi të bllokohen, falë edhe qëndrimit të prerë të SHBA e BE-së, Edi Rama, ka dalë zyrtarisht duke thënë se presidenti ka shkelur kushtetutën dhe Parlamenti do të kërkojë shkarkimin e tij.

Aq i vërtetë u duk ky qëndrim i mazhorancës, sa jo vetëm nisën të përmendeshin emrat e mundshëm për tu zgjedhur në krye të shtetit, por edhe komisioni juridik më prestigjioz në Europë, ai “Demokracia Nëpërmjet Ligjit”, apo siç quhet “Komisioni i Venecias” u ul të hartonte një opinion për këtë çështje.

Një opinion, që pavarësisht se u komentua në mënyra të ndryshme nga palët pati si bazë termin se “presidenti ka tejkaluar kompetencat Kushtetuese”.

Venecia, nga ana tjetër bënte të ditur në opinionin e saj se kjo shkelje nuk është një rast automatik për të shkarkuar kreun e shtetit, pasi në një logjikë normale konfliktet institucionale zgjidhen me vendimin e një institucioni që menaxhojnë këto konflikte e jo me shkarkime që është në vetvete një akt ekstrem.

Megjithatë, Venecia ja linte në dorë Kuvendit për të vepruar. Pasi ligjërisht Parlamenti është sovran për të gjykuar dhe hetuar presidentin e Republikës. Në fund të hetimit, miratohet një raport, i cili përfundimisht shkon në Gjykatën Kushtetuese, e cila ndan shapin nga sheqeri.

Pra, realisht vendimi i Kuvendit është një verdikt politik, pasi një raporti hetimor mbi punën e presidentit. Mazhoranca u investua aq fuqishëm, sa u duk se realisht do të kishim një qëndrim të argumentuar të Kuvendit, i cili në fund të fundit do të shërbente edhe si precedent Kushtetues, që të mos kishim më dekretime e ç’dekretime, sipas konjukturës politike.

Por, me ardhjen e vjeshtës, vendosmëria e mazhorancës u zbut në dëshirë për Pazar dhe kthimin në praktikën e vjetër më jep të jap.

Parlamenti, edhe pse e ngriti komisionin hetimor për hetimin e Presidentit, edhe pse thirri edhe Metën, por edhe institucionet e tjera për të dëshmuar, ka që prej fillimit të vitit dhe shtyn afatin hetimor çdo tre muaj për ta lënë situatën sa më varur të jetë e mundur, për ta përdorur këtë mekanizëm kushtetues si shantazh politik.

Në kulmin e pandemisë, Ilir Meta miratoi ndryshimet në Kodin Penal që u kundërshtuan fuqishëm nga ana e opozitës, çka u sinjalizua edhe si nisja e një afrimi shumë të fortë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës.

E pikërisht pas kësaj, ambasadorja amerikane Yuri Kim paralajmëroi “një marrëveshje” për të penguar dhe vonuar zbatimin e reformës në drejtësi.

Nuk kaloi shumë kohë dhe armiku i Ilir Metës, Ardian Dvorani u largua nga Gjykata e lartë, e automatikisht edhe nga KED.

Dhe kështu erdhëm pak kohë më parë kur pikërisht në vigjilje të mbylljes së afatit përfundimtar të komisionit hetimir, mazhoranca dhe Meta hynë në një “muaj mjalti” të ri, ku Parlamenti kaloi lehtësisht kandidaturën e presidentit për kryetar të KLSH-së.

Me këtë raport amorf të komisionit parlamentar që bën thirrje për “këshillim” të presidentit, kuptohet qartë se mes Metës dhe Ramës ka një pakt shumë serioz dhe duket me afat të rëndësishëm.

Por cila është natyra e këtij pakti? Juridik e ka të bëjë me reformën në drejtësi, siç shprehu shqetësimin e ambasadorja e SHBA? Apo është një pakt i ri politik mes Partisë Socialiste të Ramës dhe LSI-së së Ilir Metës?

Apo është një lojë e Ramës për të destabilizuar opozitën?  Mund të jetë shumëçka, por Edi Rama ka humbur keqas më këtë zbythje, i ka humbur kauza e fitores së zgjedhjeve të 2017-s. Tashmë Ilir Meta ndjehet komod, duke pritur zgjedhjet e ardhshme se kush do t’i fitojë ato, pasi mandati tij përfundon në 2022-ishin.

Komento

Komente

  • O tej: 18/07/2020 15:50

    Rana u terhoq se e linte me barre Ilir Meten

    Përgjigju
  • Shahu: 18/07/2020 13:02

    Eshte shah politika-ka thene rama ( shkruajtur qellimisht me r te vogel). Keshtu qe beri nji levizje diversioniste, qe ti thote bashes-shiko se aleanca me meten eshte serish e mundur.. Perdorimi i instancave shteterore, me para taksapaguesish per qellime perfitimi politik eshte kriminal. Ndersa deputetet me Manjen ne krye...??? Çtë thuash për ata, njesoj si zagarët i shërbejnë gjahtarit

    Përgjigju
  • Sifi: 18/07/2020 12:06

    Rama nuk eshte socialist, por pazarexhi per te mbrojtur pushtetin e tij rilindas me votat e socialisteve .Rama e ka mbaruar misionin e tij ne PS ,dhe pazari me komisionin e hetimit te Metes ,i ve vulen e nje njeriu qe e ka thyer PS ne domen te tij ,dhe me sejmenet e tij e perdor si ti doje qefi . Krim ! PS eshte foleja politike e shumices se shqiptareve

    Përgjigju
  • Ori: 18/07/2020 11:06

    Sepse jan te dy mafioz dhe nuk leshojn karriget.Si gjithmon humbet populli qe si turm bagetish vazhdon ti ndjeki.Ky popull meriton edhe me keq

    Përgjigju
  • Robi: 18/07/2020 09:37

    Rama u terhoq nga shkarkimi I hajdutit Meta se eshte b*th q**e.

    Përgjigju
  • Kodoshet ne parlament: 18/07/2020 09:22

    Qesharakë ne maksimum keta anetaret e komisionit te komitetit te maleve per shkarkimin e presidentit, jo vetem qe tallen nje popuull dhe e eksituan per shkarkimin e presidentit por ne fund bene nje brime ne uje (bira e ozonit) por pervec brimes qe bene duhet te kthejne edhe paret qe kane perfituar si antere te komisionit, pasi per cdo mbledhje komisioni krahas pages cdo anetar ka marre edhe 3,000 leke per cdo mbledhje. ptuuuu fare e keqe qe bie ere m*t.

    Përgjigju
  • Cfardo: 18/07/2020 08:01

    Qe te behet o yll i ren nga qelli europa putana plak po e ben te sajen kunfdra rames....dhe per kete arsye rama do humb thua ti gazetar leshi....po ke do na sjellesh ti ata qe kemi tridhjet vjet po na nxijn jeten....po rama e beri lule vendin ....dhe cfardo qe te ndodh me meten (do e gjej vendin rama dhe atij)...rotullohu nga te duash populli e do ramen per ate cfar ben e nuk genjen ....ramen vet zoti e mud...tani ruaj b...tende se mos te zbythe ty ndonje demokrat leshi

    Përgjigju
  • mond: 18/07/2020 00:05

    vetem komod nuk ndjehet Ilir Meta, ka kohe qe figura e tij eshte shperfytyruar dhe eshte kthyer ne figure komike, madje dhe nga pamja e jashtme po ta vini re ka pesuar ndryshime te theksuara a thua se nuk eshte president por nje puntor i rendomte fshati(imagjinojeni te veshur me roba pune) dhe kjo tregon se nuk ndjehet komod por e kunderta, mban nga mbrapa dhe nje Blush qe te kujton shoqeruesin e Reshat Arbanes kryetar ne nje film te socrealizmit, kur del keshilltari i Metes sikur shoh ate tipin:....nuk te lejm naa....

    Përgjigju
  • O tej: 18/07/2020 00:03

    Ilir Meta hajdut

    Përgjigju
  • hasani: 17/07/2020 23:13

    hajt bre yll mos u merzit, ti koncesionet e qegverise se rames i ke marre, pse merziesh se keni 7 vjet ne pushtet, rama eshte si shqiptartet qe ne finish i humbin te gjhitha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?