Erion Veliaj dhe Lulzim Basha

Pse Veliaj po e thërret Bashën në një duel në Tiranë?

18 Shtator 2020, 20:35| Përditesimi: 18 Shtator 2020, 20:36

  • Share

Duket se fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, po jep një model i asaj që po zhvillohet në SHBA ndërmjet Donald Trump dhe Joe Biden, si filozofi kryesore. Pra ndërsa Trump do të fusë në debat përmbajtësor fushatën me kundërshtarët, në një betejë mbi sigurinë dhe ekonominë, pala tjetër ka shënjestruar gjithçka tek “e keqja” Trump.
Ndërkaq edhe në Shqipëri, duket se do të kemi pikërisht këtë lloj përplasje, edhe pse opozita e Lulzim Bashës, ende nuk i ka nxjerrë letrat e strategjisë së saj.

Por me ç’duket deri tani, do të kemi një sulm total të opozitës ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij, duke e cilësuar si të “keqen” që duhet larguar me votë, ndërkohë nga ana tjetër Rama do të kërkojë mandatin e tretë, duke u përqendruar tek përmbajtja, apo duke i sulmuar kundërshtarët tek përmbajtja.
Këto ditët e para pas shpalljes së datës së zgjedhjeve nga Presidenti Meta, është vënë re edhe zhvillimi i ri politik i kësaj fushate: ku kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka thirrur në sfidë direkte kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili sipas gjasave do të kryesojë listën e PD-së për qarkun e Tiranës.

Sipas gjasave, Basha do të mundohet të shmangë përplasjen me Veliajn, duke mos e shmangur shënjestrën politike, që normalisht e ka të drejtuar nga kryeministri. Megjithatë, në një fushatë që pritet e ashpër edhe me mjaft surpriza, debati mes tyre zor se mund të shmanget.
Dhe duket se pikërisht kjo është një nga strategjitë e fushatës së socialistëve. Rama e ka vendosur Veliajn si kryetar të fushatës në kryeqytet, që jo vetëm të mbrojë punën e tij si kryebashkiak, por të drejtojë politikën edhe taktike ditore, apo jo përballë rivalëve në fushatë.

Ndaj dhe Veliaj po e thërret kreun e PD-së, në një “betejë Tirane” që sipas gjasave do të jetë kronikë e fushatës së 25 prillit. Në këtë rast, edhe pse opozita e ka sulmuar dhe e sulmon Veliajn, kreu i PD-së nuk është angazhuar direkt në këtë betëjë, e kryebashikiaku duket se e pret, ndoshta edhe për të ndarë peshën e përplasjes edhe me kryeministrit.
E panjohur megjithatë mbetet përplasja e Durrësit, edhe ajo e pritshme të jetë shumë e ashpër edhe për vetë faktin se ai qark tashmë pritet të marrë efektin e qarkut të dytë më të rëndësishëm zgjedhor pas Tiranës, por edhe se siç duket atje do të kandidojë Edi Rama, meqë ndërtimi i shtëpive të shkatërruar nga tërmeti do të kthehet edhe në “armën” kryesore të fushatës.

Atje sipas të gjitha gjasave do të kandidojë Monika Kryemadhi dhe ndoshta edhe Sali Berisha, i cili për herë e më shumë poston foto nga perëndimi i Diellit në Kavajë, duket do të kthehet në zonën e vjetër. Edhe pse nuk është Berisha i parë, ai deklaroi se e konsideron betejë këtë fushatë. Ekuilibri apo teli i hollë i saj është se kush do ta tërheqë tjetrin në vallen e tij: referendum kundër qeverisë, apo një fushatë me përmbajtje e premtime qeverisëse. Kjo ka për të qenë dilema.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?