Mediat shqiptare po heshtin, por sot ngjarja më e rëndë në historinë e Shqipërisë është që: “Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin kanë marrë rrugët e Amerikës me thes në krah.
Prej disa ditësh Presidenti gjysmë i shkarkuar dhe gjysmë në detyrë endet në çdo semafor të kuq të Washingtonit në përpjekje për të lëpirë ato çfarë pështyu 4 vjet kundër diplomacisë amerikane.
108 vite nga themelimi i shtetit shqiptar, historia jonë politike s’ka njohur asnjë rast ku kryetari shtetit të udhëtoj në SHBA për hallin e tij dhe jo për Shqipërinë dhe njëkohësisht, ai të refuzohet nga çdo strukturë qeveritare amerikane.
– Pasi u përdor si zhele nga Sali Berisha kundër projekteve amerikane,
– Pasi protestoi kundër Amerikës në sheshin plot demokrat që ja mbushte Saliu,
– Pasi kërcënoi çdo ambasador të huaj,
– Pasi i dërgoi në shtëpi ambasadorit OSCE militantë për shantazh,
– Pasi tentoi të prishte zgjedhjet,
– Pasi dekretoi 4 herë zgjedhjet lokale,
– Pasi vuri gruan shefe të opozitës,
– Pasi përdori presidencën si zyrë elektorale,
– Pasi pengoi çdo votim për reformën në drejtësi,
– Pasi deklaroi se do kapte për veshësh çdo amerikan që do mbështeste qeverinë Rama,
– Pasi u deklarua kundër shpalljes ‘non-grata’ të Berishës dhe e quajti flet-rrufe raportim e departamentit shtetit.
– Pasi i shkoi dëm sponsorizimi 8 vite i shumicës televizioneve, gazetave, portaleve dhe analistëve,
– Pasi e pa që dhe Luli ja futi sa krahu në marrëveshjen para elektorale
– Pasi u shkri LSI-ja,
Ilir Meta e pa qartazi që laku po i mblidhej keq.
Diplomatët amerikan e kanë njoftuar që kanë dijeni për aktivitetin e tij korruptiv dhe anti-amerkian.
Dje ai refuzua nga çdo nivel ekzekutiv apo legjislativ për tu takuar në Washington dhe New York.
Askush nuk pranon ta takoi njeriun i cili de-fakto është Non-Grata, por de-Jure pritet shkarkimi nga president.
Funerali i çiftit Meta në SHBA është shumë i gjatë por bashkë me dy kufomat atje do shkrin edhe floririn duke shpresuar se do blejnë të gjithë ata që janë rreshtuar në “funeral”.
Mendojnë se leku blen çdo gjë.
Ndoshta edhe në Amerikë ka segmente që blihen me para, por me një ndryshim.
Atje çdo lobim dhe sponsorizim bëhet publik dhe transparent.
Në këtë pikë, çifti Meta ka ngel me thes në krah sepse s’duan të bëjnë gabimin e Lulzim Bashës që 1 milion euro i postoi nga Banka e Ukrainës prej dy vajzave agjente të KGB (spiune ruse).
Për të gjitha këto arsye: Meta dhe Monika u katandisën dje në zyrën e një lobisti libanez, për të vetmin fakt sepse atij, mund t’ia bëjnë pagesën dhe transfertën honorare jo në Bankat Amerikane por në atdheun e tij në Liban, si shteti që njihet si lavatriçja e parave mafioze të gjithë botës.
Prandaj sot Washingtoni zyrtar, i mbylli dyert Presidentit të LSI, sepse i Shqipërisë apo i shqiptarëve ai ka shumë kohë që nuk ekziston.
O Zot sa turp për ne shqiptarët, që pas 108 vite themelim të shtetit shqiptar, s’kemi ende me kë të përfaqësohemi si Kryetar Shteti.
Madje këtë radhë as Bebe Rexha që e ka krushqi nuk e priti në Amerikë. S’ka faj e shkreta: Ka hall, se djeg karrierën artistike për hallin e një mafie politike.