Report Tv zbardh detaje nga të shtënat me armë zjarri që janë regjistruar në Kamëz. Autori Jetmir Koleci ka lëvizur rreth 3-4 herë me mjetin e tij në rrugën "OSBE" ku ka ndodhur ngjarja dhe ka xhiruar gomat.
Vëllezërit Ilir dhe Astrit Halili kanë dalë për t'u sqaruar se përse po xhironte gomat, por Jetmir Koleci pasi ka zbritur nga makina ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar. Sipas dëshmive të vëllezërve Halili, ai ka qëlluar drejt tyre, por hetuesit kanë dyshime pasi kanë qenë në largësi rreth 1 metër. Hetuesit dyshojnë se Koleci ka qëlluar nga frika në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi në këmbë.
Lajmi kryesor:
Kamëz/ 33 vjeçari qëllon me armë në drejtim të dy vëllezërve! Shkak u bë xhirimi i gomave të makinës! Sekuestrohet 'Golf-i', autori në kërkim (EMRAT)
B.K/ReportTv.al