Opinion

Pse zgjedhjet në Iran 2021 do të përballen me një refuzim publik

10 Qershor 2021, 09:27| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 09:35

  • Share

Edhe pse jemi dy javë përpara zhvillimit të farsës së zgjedhjeve presidenciale të Iranit, që tani pranohet gjerësisht që presidenti i ardhshëm i mullahëve do të jetë kryegjyqtari aktual, Ebrahim Raisi. Në maj, Këshilli i Gardianëve i regjimit shpalli se Raisi do të jetë njëri nga vetëm shtatë kandidatë që lejohen të garojnë në zgjedhje, nga gati 600 që ishin regjistruar fillimisht. Gjashtë të tjerët janë figura relativisht të vogla. Përzgjedhja e tyre ka për qëllim të krijojë iluzionin e mundësisë së zgjedhjes në një proces që në fakt është planifikuar thjesht për të instaluar të parapëlqyerin e liderit suprem që të shërbejë si zyrtari i dytë më i lartë i vendit.

Preferenca e qartë e Ali Khamenei-t për një administratë Raisi në të ardhmen është pjesë e politikës së tij për ta konsoliduar pushtetin në regjim. Në 2019-ën, Raisi mori nën kontroll pushtetin gjyqësor në mënyrë që Khamenei të mund të implementonte masat e tij shtypëse kundër shoqërisë së trazuar të Iranit. Vetë Khamenei e caktoi atë në këtë pozicion, duke e bërë kështu potencialisht përgjegjës për zëvendësimin e gjashtë gjykatësve që shërbejnë në Këshillin e Gardianëve së bashku me gjashtë klerikë të emëruar direkt nga Khamenei.

Pavarësisht marrëdhënies midis kryegjyqtarit të regjimit dhe Këshillit të Gardianëve, ky i fundit ka detyrën specifike për të shqyrtuar të gjithë ata që kandidojnë për poste të larta bazuar në kritere që përfshijnë besnikërinë e tyre ndaj liderit suprem dhe ndaj brandit fondamentalist të fesë islame që regjimi promovon. Duke qenë kështu, është praktikisht e paimagjinueshme që Këshilli i Gardianëve të mos e miratojë një kandidat që, ashtu si Raisi, është mbështetur në mënyrë të pamohueshme nga Khamenei. Është gjithashtu e pamundur që të lërë pengesa serioze ndaj kandidimit të tij, dhe kjo është pa dyshim arsyeja pse figura të larta si ish-kryetari i parlamentit i regjimit, Ali Larijani, nuk janë lejuar të kandidojnë këtë vit.

Këshilli i Gardianëve e kishte fuqinë t’ia lironte Raisi-t rrugën drejt presidencës në zgjedhjet e 2017-ës, dhe preferenca e Khamenei-t për të ishte bërë e njohur në atë kohë. Por ky veprim mund të kishte nxitur trazira popullore të ngjashme me ato që shoqëruan rizgjedhjen kontroversale të Mahmoud Ahmadinejad në 2009-ën. Me fjalë të tjera, Khamenei e dinte që një çarje në majën e regjimit do të rezultonte në një kryengritje tjetër.

Që kur Rouhani u zgjodh president, një pjesë e situatës shoqërore të Iranit është përkeqësuar, duke përfshirë kufizimet mbi të drejtat e grave dhe numrin e ekzekutimeve në vend, numër që është më i larti në botë.

Katër vite më vonë, asgjë nuk ka ndryshuar. Ndonëse Rouhani u përqafua në disa rrethe politike perëndimore si një kumtar potencial i një reformimi serioz, siç ka thënë me kohë Rezistenca Iraniane, nuk ekzistojnë reforma të tilla në këtë regjim sepse janë ndaluar nga sistemi teokratik dhe Rouhani, si një nga zyrtarët më të lartë të regjimit të përfshirë në 40 vite represion, nuk është reformist. Regjimi e ka ndaluar kandidimin e çdo individi që ka bërë thirrje seriozisht për reformim.

Rouhani, ashtu si çdo kandidat tjetër i rrymës kryesore që ka kërkuar poste të larta që nga revolucioni i 1979-ës, ka qenë një person i brendshëm i konfirmuar i regjimit, me një besnikëri të vërtetuar ndaj liderit suprem. Por, për shkak të historikut më të errët të Raisi-t, që mund të kishte nxitur më shumë protesta, Khamenei u detyrua të përzgjidhte Rouhani-n. 

Në muajin përpara kandidimit të parë të Raisi-t për president, pati një rritje dramatike në ndërgjegjësimin publik për rolin e tij në masakrën e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë, dhe si rrjedhim, u bë e qartë që miratimi i Khamenei-t për të ishte një ftesë për autoritetet e regjimit që të vinin theksin më shumë tek represioni i dhunshëm.

Në 1988-ën, themeluesi i regjimit Ruhollah Khomeini nxori një fatwa ku deklarohej se kundërshtarët e sistemit teokratik – veçanërisht anëtarët dhe mbështetësit e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK)– ishin fajtorë për “armiqësi kundër Zotit” dhe si rrjedhim, duhej të ekzekutoheshin pa procedura të gjata. Si rezultat, zyrtarët në mbarë vendin krijuan organe që filluan të njiheshin si “komisione të vdekjes” dhe u dhanë atyre detyrën t’i merrnin në pyetje të burgosurit politikë lidhur me pikëpamjet dhe besnikëritë e tyre politike në mënyrë që të përcaktonin se kush do t’ia dijë ende për të ardhmen e Iranit si një vend demokratik. Gjatë disa muajve, 30,000 njerëz u vranë në këtë mënyrë, dhe Raisi, si kontribues në komisionin kryesor të vdekjes në Teheran, mban përgjegjësi për shumë prej tyre, për të mos thënë shumicën.

Populli iranian nuk dëshiron të mbështesë të keqen më të vogël, dhe ndërkohë, zyrtarët “reformistë” kanë konfirmuar se fraksioni i tyre është emërtuar gabim dhe është i përfshirë në dhunim të të drejtave njerëzore dhe në terrorizëm. 

Kjo ndjenjë u shpreh gjerësisht në formën e një kryengritjeje mbarëkombëtare vetëm pak muaj pas zgjedhjeve të 2017-ës. Në janar 2018, banorët e mbi 100 qyteteve të mëdha e të vogla u bashkuan duke thirrur me sllogane që dënonin si Khamenei-n, ashtu edhe Rouhani-n, si dhe i qortonin të dy fraksionet duke deklaruar se “loja” e ndarjes së pushtetit politik “ka mbaruar.” I gjendur përballë sfidave të paprecedent e direkte ndaj sundimit të tij, lideri suprem u detyrua ta pranonte se trazirat ishin organizuar në masë të madhe nga MEK dhe koalicioni NCRI, që e përfshin këtë organizatë.

Pati një kryengritje edhe më të madhe në nëntor 2019, kryengritje e cila u përball me shtypjen e dhunshme nga ana e regjimit. Disa aspekte të kësaj shtypjeje ishin udhëhequr nga Raisi. Në shkurt 2020, refuzimi i gjerë për regjimin klerikal gjeti një shteg të ri shpërthimi kur zgjedhjet parlamentare patën pjesëmarrjen më të ulët të votuesve në historinë e regjimit.

Tani, edhe vetë mediat shtetërore po paralajmërojnë që ky rekord mund të thyhet nga një bojkot i farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit, bojkot të cilin po e promovojnë në mënyrë aktive aktivistët e Rezistencës. Muajin tjetër, NCRI do ta theksojë arsyen dhe impaktin e këtij bojkoti për një audiencë ndërkombëtare në tubimin e përvitshëm të mërgimtarëve iranianë dhe mbështetësve të një Irani të lirë më 10-12 korrik. Nëse ky impakt do të përfshijë një ri-shpërthim të trazirave mbarëkombëtare, ashtu siç besojnë shumë njerëz, ky event do të jetë një mundësi shumë e mirë për të diskutuar rrugën që duhet ndjekur – si nga populli iranian, ashtu edhe nga fuqitë perëndimore – në rast se protestat do të çojnë më në fund në përmbysjen e regjimit klerikal.

*Shahriar Kia është një analist politik dhe anëtar i MEK në Tiranë

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?