Sport

PSG thyen Bayernin në Champions, Chelsea mund Porton dhe prenoton gjysmëfinalet

8 Prill 2021, 11:26| Përditesimi: 8 Prill 2021, 12:59

  • Share

PSG fiton aktin e parë të çerekfinaleve të Champions League duke “thyer” Bayernin në shtëpinë e tij. Në ndeshjen e mungesave të mëdha nën reshjet e dëborës francezët triumfuan 3-2 në Gjermani dhe hedhin një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinaleve. Sulmuesi Mbappe zhbllokoi shifrat që në minutën e 3-të ndërsa Neymar i dhuroi brazilianit tjetër Marquinhos pasimin e golit të dytë. Me Lewandowskin që mungonte për shkak dëmtimi bavarezët u mbështetën tek Choupo-Moting që ngushtoi rezultatin në fundin e pjesës së parë. Bayerni bëri një ndeshje shumë të mirë dhe barazoi me Muller kur kishte kaluar një orë lojë por Mbappe u shfaq sërish duke shënuar golin e fitores dhe të dytin personal. PSG-ja mund Bayernin por kampionët e Europës nuk janë dorëzuar. Kualifikimi mbetet i hapur dhe do vendoset javën e ardhshme në Paris.

Ndërkaq gjysmëfinalet e Champions League i ka prenotuar Chelsea. Blutë e Londrës likuiduan Porton duke e fituar 2-0 ndeshjen e parë çerekfinale të zhvilluar në Sevilla. Golat u shënuan nga një për çdo pjesë nga Mount dhe Chilwell./ Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?