Publikim i materialeve të SPAK në media, Dumani: Çështje delikate, është në përgjegjësinë e secilit të zbatojë vendimin e gjykatës

22 Maj, 12:12| Përditesimi: 22 Maj, 12:37

  • Share

 

Kreu i SPAK Altin Dumani teksa ka raportuar në Komisionin e Ligjeve është pyetur në lidhje me publikimin e çështjeve sensitive të cilat po hetohen nga SPAK.

Dumani tha se është në përgjegjësinë e gjithësecilit që të zbatojë vendimin e gjykatës pasi ‘ndalohet publikimi’, por ai shtoi se nga brenda institucionit përpiqen që ta ndalojnë dhe kanë reduktuar rrjedhjen e informacionit.

"Në hetimet sensitive në kërkojmë ndalimin e publikimit të kërkesës sonë për masë sigurimi apo edhe gjykata vetë vendos ndalimin e publikimit, ngelet në përgjegjësinë e secilit duke nisur nga media për të zbatuar një vendim gjykate. Ndalohet publikimi! Është një moment i vështirë, nga brenda përpiqemi që ta ndalojmë, ka një reduktim të madh të rrjedhjes së informacionit nga SPAK. Është çështje delikate", tha Dumani.


Lajmi kryesor:

Kreu i SPAK raporton tek 'Ligjet'/ Akuzat e Berishës, Dumani i prerë: S’jam peng i askujt! Drejtësia s'mund të sfidohet! Zero shanse të ndikojë kush!


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?