Mbretëresha Elizabetë II vdiq nga pleqëria. Ky është shkaku i vetëm i shkruar në certifikatën e saj të vdekjes, e cila është publikuar së fundmi.
Në të tregohet se monarkja më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar ka ndërruar jetë në orën 15:10 në Kalanë Balmoral në Skoci më 8 shtator. Regjistrimet Kombëtare të Skocisë publikuan certifikatën e saj të vdekjes këtë të enjte.
Paul Lowe, sekretari i përgjithshëm për Skocinë, nënshkroi certifikatën e vdekjes. Gjithashtu vlen të përmendet se emri i Mbretëreshës Elizabeth është renditur si Elizabeth Alexandra Mary Windsor, dhe profesioni i saj është "Madhëria e saj Mbretëresha". Princesha Anne, vajza e saj e vetme, shkruhet si dëshmitare.
"Kam pasur fatin të ndaj 24 orët e fundit të jetës së nënës sime më të dashur. Ka qenë një nder dhe një privilegj ta shoqëroja atë në udhëtimet e saj të fundit. Të dëshmosh dashurinë dhe respektin e treguar nga kaq shumë në këto udhëtime ka qenë përulëse dhe lartësuese", ndau Princesha Royal në një deklaratë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth.
Princesha Anne dhe burri i saj, Sir Timothy Laurence, shoqëruan arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth ndërsa udhëtonte nga Balmoral për në Londër. Pas funeralit shtetëror në Westminster Abbey dhe shërbimit të përkushtimit në Windsor, Mbretëresha Elizabeth u varros në Kapelën Përkujtimore të Mbretit George VI të Kështjellës Windsor në Royal Vault, me prindërit, motrën dhe burrin e saj.
Periudha e zisë mbretërore përfundoi zyrtarisht këtë javë dhe dje, Kapela u hap për publikun për herë të parë që nga vdekja e saj. Qindra mbështetës të mbretërisë dhe dashamirës u rreshtuan në Windsor këtë mëngjes për t'i bërë nderimet e tyre monarkes së ndjerë.
Jo nuk la mundesi te kete vdekur nga pleqeria do ta kete helmuar sherbimi sekret Rus me urdhrin e Putin !
Përgjigju