Puding me fruta nga zonja Vjollca

24 Mars 2021, 11:46| Përditesimi: 24 Mars 2021, 11:49

  • Share

Puding me fruta

Përbërësit:

1 litër qumësht

2 pako puding vanilje

sheqer sipas dëshirës

10 luleshtrydhe

2 kivi

1 banane

8 biskota

Për dekor ( alternative)

bajame në feta

ose çokollatë apo karamel

Përgatitja:

Presim luleshtrydhe dhe kivi në kubikë të vegjël, bananen në feta I spërkatim pak me limon. Vendosim qumështin në zjarr dhe ndërkohë me pak qumësht të ftohtë dhe 3-4 lugë gjelle sheqer hollojmë pakot me puding në një tas. Shtojmë masën e holluar në qumështin e valuar dhe e përziejmë deri sa masa të trashet dhe  të marrë valë për  2-3 minuta.Në një tas apo tepsi keku me formë vendosim fillimisht frutat në kubikë e mbushim tespinë me frutat apo tasin, apo gotën ku të dëshironi ju në fund shtojmë biskotat të copëtuara në copa me birnjë 1 cm. Shtojmë në fund pudingun e mbulojmë me celefon dhe e vendosim në frigorifer për 2 orë të ftohet. Ndërkohë që ëmbëlsira ftohet ne kalojmë në një tigan ( pa yndyrë) pjekim bajamet. Pasi të kalojnë dy orë në një pjaturinë e kthejmë ëmbëlsirën e spërkatim sipër me bajame të pjekura ose me çokollatë të shkrirë apo karamel. Zgjedhja është e juaja me çfarë ju shijon.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?