Report Tv futet te ‘Mjekësia’ auditorë të boshatisura! Studentët në protestë: Skandal, ministrisë s’i bën përshtypje bojkoti, anuloni ligjin

6 Tetor 2023, 09:58| Përditesimi: 6 Tetor 2023, 17:22

  • Share

Që herët në mëngjes Report Tv ishte pranë godinës  ku studentët e degës “Mjekësi e Përgjithshme” zhvillojnë leksione.

“Sot vendosa të jem  një prej studentëve të degës “Mjekësi e Përgjithshme”. Erdha në auditorët e tyre, por ato gjeta bosh.”

Bojkoti sipas studentëve do vazhdojë  deri sa qeveria të tërhiqet nga ligji i miratuar që i detyron ata të punojnë 2 deri në 5 vite  në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve duke u mbajtur peng diplomat.

“Me ndihmën e disa studentëve të Mjekësisë Report Tv siguroi oraret mësimore të tyre. Auditor më auditor u futëm , por ato ishin të boshatisura.

Kur kanë kaluar një javë bojkoti  dhe ende nuk ka asnjë reagim nga institucionet shtetërore bojkoti i tyre është shoqëruar me një protestë. Protestës i janë bashkuar dhe studentët e vitit të parë.

“Ne nuk do të ndalemi deri në arritjen e qëllimit tonë. Ligji do rrëzohet. Kushtet do përmirësohen dhe pastaj do ketë qejf secili nga ne jo të punoj 5 vite në Shqipëri, por gjithë jetën.”

“Dhe ne si viti i parë i jemi bashkuar kësaj proteste, këtij bojkoti në mënyrë totale.”

Gjatë protestës një studente u përlot kur po fliste për vështirësitë e studimeve.

“Sa keni futur këmbët dhe nuk e dini se çfarë kemi përjetuar ne në këto gjashtë vite.”

Të hënën është paralajmëruar një protestë e përmasave më të mëdha e cila do të organizohet në formën e një marshimi drejt Ministrisë së Arsimit.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/10/2023 00:51

    Cdo dite bojkoti t'ju llogaritet si mungese e pajustifikuar dhe nese plotesojne numrin te paralajmerohen per humbje viti dhe zgjatje me nje vit ekstra te kontrates se detyrueshme.Keni per te pare pastaj si do te pergjysmohen rradhet e bojkotisteve.

    Përgjigju
  • poli: 06/10/2023 13:02

    posi na dolen bythe te zgjuara keta,,,duan qe shteti tu jape diplomen,,,dhe te lene shqiptaret pa mjeke,,e pesofshi ne prinderit e juaj....ngelshin e vdekshin dhe ata pa mjeke tek koka...

    Përgjigju
  • Miri: 06/10/2023 11:49

    Dakord me komentuesit studimet ti paguajnë vete pastaj te ikin ku ti doj zemra

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 06/10/2023 11:07

    Propozim per Ministrine e Arsimit dhe te shendetsise,Pra per qeverine :-Duke qene se cilesia e Universiteteve te shqiperise Ka rene,keshtu Edhe per mjekesine,proozoj reformim te sistemit te diplomimir ne Universitetin e Mjekesise:-Mesimet teorike te zgjasin 5 vjet.Pas provimeve te vitit te peste ,studente te kalojne ne detyren n "praktike ne rolin e mjekut",shperndare ne te gjithe Shqiperine,kundrejt pageses minimale te mjekut+perfitime e qe iu njeh ligji per punen larg vendbanimit.Pas pese vjet praktike mesimore te japin provimin e shtetit per diplomim.Me pas te gezojne te drejten te shkojne ku tua lype interesi,Jo Atdheu,Sic thoshim ne kohe te Enverit.Dhe do te jene mjeket me te afte ne bote.Do i kerkojne gjithe bota,Edhe antarktida(ben fresk atje,do e ndjejne vehten mire)

    Përgjigju
  • Klodi: 06/10/2023 10:57

    Le ta bojkotojn edhe krejt vitin akademik se nuk i rruhet askujt.Nese duan te ikin jasht ti paguajn vet studimet.

    Përgjigju
  • Mjeku: 06/10/2023 10:26

    Ti perjashtojne nga universiteti dhe te protestojne gjithe dite po deshen. As nuk imagjinohet kjo te ndodhe ne Evrope apo Ameriken, te ndjekin me ceremoni dhe do paguash mbrasht te gjitha. Keta jane copa mishi as nuk e kuptojne qe arsimi i larte eshte biznes jo e drejt njerezore qe duhet garantuar nga taksat e popullit. Nuk do te punosh ne Shqiperi hajde ik se ka plot azile pleqsh Gjermani. Shume e pane se ca eshte Gjermani dhe sot qajne per Shqiperine. Lere ca thone e shesin mende.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?