Kronikë

Punimet në Porto Romano, Balluku: Është bërë mbi 45 % e punës, përfundon këtë shtator! Do shmang trafikun në Durrës, nxitës i zhvillimit ekonomikë

12 Maj 2021, 14:25| Përditesimi: 12 Maj 2021, 14:46

  • Share

Ministra e Infrastrukturës Belinda Balluku ka inspektuar punimet në për ndërtimin e lotit 3 te Porto Romano-Durrës, ku do të ngrihet parku energjetik e ai industrial si dhe ECO-Parku. Kjo arteri që do të nxis zhvillimit ekonomik të zonës do të përfundojnë këtë shtator, ndërsa do të lehtësojë trafikun e rënduar në Durrës.

Balluku tha se ky projekt do i japë një frymë zhvillimit të ekonomisë dhe është një nyje lidhëse me të gjitha investimet që po bëhen në qytet që nga porti i ri turistik deri tek ai i mallrave, do të lidhe autostradën dhe Durrësin përmes arterieve të ndryshëm. Balluku tha se ko zonë përveçse është indistriale ka të gjitha kushtet që të jetë edhe urbane duke u krijuar mundësi zhvillimi për të gjitha drejtimet.

Balluku tha se deri tani është bërë mbi 45 % e punës pasi fillimisht në zonë është bërë ngritja e tokës mbi nivelin e detit për të shmangur situatën me përmbytjet. Zona ka qenë nën nivelin e detit, ndërsa tani është 2 metra mbi nivelin e detit. Aksi rrugor Porto Romano-Durrës ka një gjatësi totale prej 8.16 kilometrash. Dy lotet e para të kësaj vepre kanë përfunduar. Loti 3 dhe i fundit  ku po punohet ka një gjatësi prej 3.3 km.

“Lotin e 3 e kemi nisur shtatorin e kaluar këtë kantier dhe tashmë çdo gjë ka marrë formë dhe shtrati i rrugës është i dukshëm. Drejtimi i rrugës në perëndim na lidh me portin e ri që ka nisur puna për ndërtimin e tij dhe zhvillimi i tij ka lidhje me projektin e Emirateve që ka marrë përsipër dhe ndërtimin dhe kthimin e portit të Durrësit në një pikë turistike për Mesdheun. Eco Parku po shkon mirë, ku një vit më parë këtu ishte një situatë dramatike. Në Spitallë janë 60 hektarë për të kryer përpunimin  e materiale që do të lidhet me të gjitha arteriet rrugore dhe do të ketë edhe një linjë të dedikuar hekurudhore. Qyteti i Durrësit do të zhvillohet edhe nga ana urbane në këtë zonë, edhe se është një zonë industriale. Infrastruktura i përgjigjet të gjithë nevojës si nga ana komerciale dhe industriale dhe asaj urbane. Durrësi do shpëtojë nga trafiku i rëndë. Deri tani është bërë gati 50 % e punimeve dhe do të ruajmë në fund të shatori 2021 do të ketë përfunduar.

Komento

Komente

  • Andi: 12/05/2021 16:13

    Me ndertimin e rruges do shpetoje Durresi nga trafiku????!!!! Ore kjo e ka idene se ca flet apo futja karlliqeve kot. Durresi ka unaze per kamionet qe kalojne ne spitalle dhe shkojne drejt porto romanos. Ik moj shoqe ik se sje per ket pune ti po ik vazhdo terapine e dobsimit, dhe tpakten nderi vetem qe do i kishit bo Durresit eshte sistemimi i kanalizimeve, tpakten evitojme permbytjet ne qytet dhe krijimi i parkingjeve, pra riorganizimi i karrexhatave ne qytet duke eliminuar ato trotuare idjote dhe rikthim ne gjendjen e meparshme ku funksjonin pedonal e kryenin ne menyre perfekte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?