Punimet në shkollën 'Ibrahim Basha', Partia e Lirisë pranë banorëve të Kamzës: 900 fëmijë nuk do të bëjnë dot mësim nesër! Ka ardhur koha për llogaridhënie

11 Shtator 2022, 14:37| Përditesimi: 11 Shtator 2022, 14:50

  • Share

 

Partia e Lirisë ishte pranë banorëve të Kamzës për të dëgjuar shqetësimin e tyre për shkollën “Ibrahim Basha”, e cila do t’i ketë dyert e mbyllura edhe për këtë vit të ri shkollor.

Një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho dhe Sekretari Organizativ, Endrit Braimllari ishin banorëve të lagjes Bulçesh në Kamez. Sipas banorëve, 900 fëmijë penalizohen nga mbyllja e dyrve të shkollës dhe familjarët detyrohen t’i cojnë në shkolla të tjera që janë rreth 1 orë larg.

Ndërsa Xhixho i bëri thirrje kryebashkiakut të Kamzës Rakip Suli dhe ministres Evis Kushi që të japin detaje se kur përfundojnë punimet e shkollës në mënyrë që prindërit të jenë më të qetë.

“900 fëmijë nuk do të kryejnë procesin mësimor nesër që është dita e parë e shkollës. S’ka tabelë se kur nisin dhe kur përfundojnë punimet. prindërit i çojnë 1 orë larg fëmijët. Asnjë përgjigje, asnjë informacion se çfarë do të behet me këta 900 fëmijë në ditën e parë të shkollës. Koha për llogaridhënie ka ardhur. I bëj thirrje ministres Kushi se kur përfundojnë punimet. Zoti Suli nëse fëmija juaj do ishte pjesë e kësaj shkolle, çfarë do bënit?”, tha Xhixho.


Lajmi kryesor:

Nesër nis viti i ri shkollor, nxënësit e klasave të para do bëjnë Informatikë! Për herë të parë, nis gjimnaz për fëmijët që nuk dëgjojnë! Kushi: Vit të mbarë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?