Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit është bllokuar sot në orën 14:00. Rruga do vijojë të jetë e bllokuar për një javë bëri të ditur kompania koncesionare që po kryen punimet në Urën e Re mbi lumin Drin.
Devijimi i mjeteve bëhet te Ura Drinit të Zi – Rruga hyrëse në qytetin e Kukësit dalja për Kosovë në nyjën e Shtiqenit.
Ndërsa për lëvizjen nga Morina drejt Milot, devijimi i lëvizjes bëhet nga mbikalimi i Gostilit deri tek aeroportit dhe dalja në urën e Drinit të Zi.
Ura e re mbi Drin pritet të jetë funksionale në sezonin e ri turistik dhe përmbyll përfundimisht piken nevralgjike të Rrugës së Kombit, e cila krijonte trafik të vazhdueshëm.