Pushime dimërore idilike në Republikën e Maqedonisë së Veriut

27 Janar 2023, 10:22| Përditesimi: 27 Janar 2023, 11:45

  • Share

Çaji i nxehtë, pamjet idilike të borës dhe peizazhet dimërore përrallore janë gjithçka që ju nevojitet këtë sezonë, ndërsa këtë mund ta përjetoni në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Republika e Maqedonisë së Veriut është një vend me bukuri natyrore të jashtëzakonshme, me mundësi mbresëlënëse për pushime dimërore, kënaqësi dhe aventura. Një vend që ju fton të shijoni begatinë e mundësive të dimrit dhe të admironi bardhësinë e mrekullueshme të borës në dimër.

Sezoni i dimrit në Maqedoni me peizazhe idilike me borë  

Skijimi dhe snowboard-i

Skijimi në Republikën e Maqedonisë së Veriut  është një sport i popullarizuar,  i pëlqyer nga vendasit si dhe turistët e huaj. Maqedonia ofron kushte të mira klimatike për atë sport. Skijimi alpin dhe nordik janë ngjarja kryesore që mbahet për të promovuar bukurinë e maleve maqedonase.

Ngjarjet e skijimit në Maqedoni

Janë dy manifestime tradicionale, të organizuara nga punëtorët e skijimit maqedonas. Turneu Përkujtimor i Mavrovës dhe Turneu Ndërkombëtar i Skijimit Alpin, i njohur edhe si Kupa e Maleve Sharr, janë dy ngjarjet më të njohura në Maqedoni, të organizuara përkatësisht nga bashkësitë vendore Bistra dhe Popova Shapka. Skijimi dhe snowboard-i janë sporte shumë të njohura në Maqedoni.

Qendrat e skijimit dhe snowboarding

Vendpushimet e njohura të skijimit në Maqedoni janë Mavrova, Popova Shapka, Krusheva dhe Pelisteri, dhe agjencitë turistike maqedonase tashmë kanë pako për vizita njëditore dhe shumë-ditore në një destinacion që përfshin skijim ose snowboarding. Ose nëse jeni aventurier mund ta eksploroni vetë destinacionin.

Qendra e skijimit Zare Llazarevski – Mavrovë

Mavrova njihet për një nga qendrat më të bukura të skijimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, qendrën e skijimit "Zare Llazarevski" e cila ndodhet në shpatet e malit Bistra. Liqeni i bukur i Mavrovës i rrethuar nga male të larta dhe të bukura ofron mundësi të mëdha për turistët të cilët do të vendosin të kalojnë këtu pushimet e tyre dimërore.

Qendra turistike Popova Shapka  ndodhet në zemër të masivit të Malit Sharr, në një lartësi mesatare prej 1700 metrash. Për shkak të numrit të madh të ditëve me diell, në verë është një pikënisje për disa ngjitje malore dhe shëtitje përgjatë peizazheve piktoreske, dhe terreni është ideal për adhuruesit e çiklizmit. Çdo verë, këtu mbahet një maratonë e biçikletave malore "Ujërat e Sharrit". Vetia më karakteristike e Popova Shapkës është se ajo është e mbuluar me borë për gjysmë viti.  Këtu bora bie nga nëntori deri në maj dhe me bukurinë e saj qetësuese fton të gjithë adhuruesit e sporteve dimërore. Kjo qendër më e vjetër dhe më e famshme  sportive-rekreative dimërore në Maqedoni është e zbukuruar me pista të bukura skijimi me një sipërfaqe prej 35 km2. Popova Shapka ka disa pista skijimi, tre pista të homogjenizuara sipas standardeve FIS, dy teleferikë dhe nëntë ski lifte, me kapacitet prej 8000 skiatorësh në orë. Kohët e fundit Shapka po vizitohet gjithnjë e më shumë nga adhurues të skijimit dhe skijimit ekstrem. Në këto shtigje zhvillohet edhe Kupa tradicionale e Malit Sharr në sllallom dhe vele-sllallom.

Turno skijimi - Free ride skiing

Në territorin e parkut, veçanërisht në malet Bistra, Korab dhe Kërçin, ka kushte ideale për turno dhe freeride skijim, të cilat janë hit në botë. Parku Kombëtar i Mavrovës dhe Popova Shapka po punojnë për të ofruar kushte ideale për turistët që do t'i përdorin këto shtigje në të ardhmen.

Duke udhëtuar nëpër Republikën e Maqedonisë së Veriut, natyra ju befason në çdo moment me kushte ideale për aktivitete të ndryshme sportive dhe rekreative, duke ju ofruar përvoja emocionuese dhe unike larg përditshmërisë.

//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?