Zbret tek plazhi duhet të bësh luftë me ata të parkimit! Mbaron me atë e duhet të bësh luftë për çadrën! Mbaron me çadrën bën luftë se ta sjellin ushqimin në tavolinë e restorantit pasi kanë kaluar dy orë që je ulur! Merr faturën e shokohesh me çmime si të Dubait pa asnjë shërbim të atij niveli! Hyn në dhomë duhet të bësh luftë për të pasur peshqir në banjo dhe shampo për dush!
Shkon në plazh duhet thjeshtë të lagësh këmbët në breg, jo se të vjen ndonjë peshkaqen apo krokodil, por të vjen përballë si silur ndonjë motorr uji apo ndonjë skaf! Ulesh në çadër e duhet të ulesh kokën se të vjen ndonjëri e të kërcënon me justifikimin se e ke parë në sy! Shkon në restorant e duhet të bësh luftë me mizat dhe me mushkonjat!
Ngjet shkallët për të shkuar në dhomë, nuk mund të ndezësh dritat, sepse nuk të len pronari me motivin se harxhon energjinë elektrike! Merr ndonjë birrë nga dhoma e do ta pish në breg të sulen rojet e pronarit, sepse duan të blesh vetëm në restorantin e plazhit!
Hyn në ujë për tu larë e ndjehesh keq, rrezikon të mbytesh, sepse s'ka roje!
Kjo asht e bukura shqiperi, ku per dite asht tu u ba ma zi.
PërgjigjuKy eshte plazhi i ri, plazhi Ramist. Dhe ketu skeni cti thoni Sales. E beri te pakten si burrat qe sla kembe skafi neper ujra. Po vazhdoni dhe kendoni per Ramen qe ua ka ngulur hellin, copet ua ka ngrene, koken ua ka zjere, vazhdoni sa tu plasin dhe syte dhe tja shtroje per qef me Luce e Kim per meze.
PërgjigjuHahahahaha dmth kudo kenaqesh me sa shoh epo mire na thuj te vem ku qenka ky vend qe ka gjith keto sherbime kaq te mira