Pushimet e gushtit kanë lënë pezull disa prej vendimeve të rëndësishme që kryedemokrati Lulzim Basha duhet të marrë para nisjes së sesionit të ri të Parlamentit, ku PD rikthehet pas dy vite e gjysmë bojkot.
Pas zgjedhjes së Këshillit të ri kombëtar, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Demokrat, më 17 korrik, ky organ i ri nuk është mbledhur asnjëherë, e për pasojë është ende pa një kryetar. Kryetari i Këshillit zgjidhet në mbledhjen e parë të tij, mes të paktën 2 kandidaturave, të cilat do të propozohen nga kryedemokrati Basha.
Emrat që do të jenë nënkryetarët e rinj dhe Sekretari i Përgjithshëm, do të duhet gjithashtu të zbulohen para shtatorit, por për mediat, numri 2 i PD, Gazment Bardhi ka shprehur hapur ambicien për ta mbajtur për një mandat të dytë, postin më të rëndësishëm pas kryetarit.
Kryetari i Sekretariatit Organizativ, është po ashtu vend vakant, që pas dorëheqjes së Sait Dollapit, në 10 maj, e bashkë me të, Basha duhet të propozojë emrat që do të drejtojnë sekretariatet e tjerë, atë të Etikës, Integritetit dhe Apelimit, Zgjedhor, Ligjor, të Burimeve Njerëzore etj.
Por krahas riformatimit të ekipit drejtues, vendimi më i rëndësishëm që duhet të marrë kryedemokrati Basha është fati politik i ish liderit të PD, Sali Berishës, pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mos lejuar të shpallurin 'non grata' prej tyre, të futet në parlament. Kjo çështje bëhet edhe më delikate kur demokratët kanë nisur të ndahen në dy kategori, ata që mbështesin futjen e Berishës në Parlament, e zëra të tjerë, si deputeti Mark Marku e anëtari i kryesisë Fatbardh Kadilli që kërkojnë distancim të Berishës nga jeta aktive politike në Partinë Demokratike. Vetë Berisha i përcoi disa ditë më parë Lulzim Bashës mesazhin se ky i fundit nuk mund t’i mohojë të drejtën që qytetarët i dhanë më 25 prill për të qenë një prej 59 deputetëve të PD në legjislaturën e ardhshme.
Pse se boton komentin..?? Do nisem per shpirtin e atyre qe me vrau ky qen dhe do i ve zjarin LALEZIT
PërgjigjuBejne pushime keta beqira qe dogjen shqiperin ...ike veruni zjarin o popull atje ne lalez....ah cjam larg se skam cfar humbas i semur jam mjafton te iki i ngopur te mar dhe keta tradhetare trafikante shkaterimtare mafjoze perverse hajdute kriminele vrases mafjoz grabites pronash ..me vete
Përgjigju