VIP & Spektakël

‘Pushtoi’ skenën e ‘Eurovisionit’ me zërin e saj potent, ‘rrëmbeu’ zemrat evropianëve dhe kualifikoi Shqipërinë në finalen e festivalit, Anxhela: Ju dua!

21 Maj 2021, 09:25| Përditesimi: 21 Maj 2021, 15:02

  • Share

Anxhela Peristeri nuk ka “rrëmbyer” vetëm zemrat e shqiptarëve por edhe të evropianëve, pasi ajo arriti të kualifikohej dhe të fitonte një vend në finalen e madhe të “Eurovisionit”.

Nën tingujt e gjuhës shqipe dhe këngën “Karma” Anxhela jonë “ndezi” skenën e madhe të festivalit më të rëndësishëm muzikor evropian me performancën e saj, duke “pushtuar” sallën dhe zemrat e shikuesve.

Me “armë” thjeshtësinë dhe zërin e saj potent, Anxhela doli e vetme në skenën e “Eurovisionit”, pa u shoqëruar nga ndonjë trup baleti apo “back vocale”.

Anxhela ka tërhequr vëmendjen jo vetëm me zërin dhe talentin e saj por edhe me veshjen!

Ajo ka zgjedhur një body me gurë të shndritshëm, i cili i nxori në pah format elegante të turpit. Ndërsa për flokët dhe fytyrën ajo zgjodhi një look të thjesht.

“Ju dua”, shkruan Anxhela në rrjetin e saj social, duke e shoqëruar edhe më një pjesë të performancës së saj nga e gjysmë finales.

Pjesë në gjysmë finalen e dytë kanë qenë 17 vende, por vetëm 10 arritën të kualifikohen, Shqipëria, Serbia, Bullgaria, Moldavia, Portugalia, Islanda, San marino, Zvicra, Greqia dhe Finlanda.

Përveç Anxhelas, në skenën e “Eurovisionit” performoi edhe një tjetër shqiptar, Gjon Muharremaj ose Gjon's Tears, i cili përfaqëson Zvicrën dhe konsiderohet një ndër fituesit pretendent të festivalit muzikor.

Finalja e madhe do të mbahet më 22 maj, i urojmë suksese Anxhelës dhe Gjonit!

4/2
J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?