VLORË- Pushuesit po shijojnë plazhin edhe në muajin shtator. Zgjatja e sezonit turistik si pasojë e COVID-it, por edhe falë temperaturave të larta që ka mbajtur këtë fillim shtatori, pushuesit nuk i kanë ndarë plazhin.
Madje, e cilësojnë këtë periudhë si perfekten për të pushuar, kjo për shkak se nuk ka një fluks të madh. Report Tv është zhvendosur në plazhin e Zvërnecit në Vlorë, ku ka pyetur disa pushues se si u duket gjendja në plazh, të cilët të gjithë njëzëri shprehen se po e shijojnë këtë periudhë pushimi.
"Më duket më mirë se në kohën e verë, më i pastër. Jemi pushues ditor, vijmë shpesh në Zvërnec, kurse për 2 javore kam qenë në Borsh. Pse të mos zgjatet sezoni turistik, uji është shumë i mirë, më pëlqeu nga ngrohtësia dhe pastërtia, çmimet njësoj".
"Unë jam nga Kosova. Kemi ardhur që një javë, jemi të kënaqur nga të gjitha, Kemi shtëpi këtu. Më pëlqen shumë periudha e shtatorit".
"Duket si plazhin e kemi pushtuar ne, jemi të kënaqur, inshAllah temperaturat vijojnë kështu deri në fund të shtatorit", shprehen qytetarët për mikrofonin e Report Tv.
Mbare e mire ju ecte!
Përgjigju