Tashmë nuk ka asnjë dyshim, Jennifer Lopez dhe Ben Afflec janë bashkë! Tashmë janë publikuar foto e para të çifti duke shkëmbyer edhe puthje me njëri-tjetrin.
Çifti u fotografuan në një restorant në Malibu, së bashku me familjen e këngëtares, ku të pranishëm ishin edhe dy fëmijët e saj.
Kjo dëshmon se ata janë në një marrëdhënie serioze dhe prania e Afflec në një darkë me familjen e Lopez tregon se ai tashmë është zyrtarisht pjesë e tyre.
Thashethemet për një rikthim të Lopez me Afflec dolën vetëm pak ditë pasi këngëtarja u nda nga ish-kampioni i bejsbollit, Alex Rodrigues, ndërsa tashmë është konfirmuar gjithçka.