VIDEO/Për dy javë vodhi disa banesa, arrestohet 34-vjeçari në Lushnjë

23 Maj, 10:47| Përditesimi: 23 Maj, 11:01

  • Share

Një 34-vjeçar i cili kreu disa vjedhje gjatë 2 javëve të fundit në fshatin Pluk të Lushnjës ka rënë në prangat e policisë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë 2 javëve të fundit, 34 vjeçari ka vjedhur 1 motomjet, shuma parash, produkte ushqimore dhe celularë, në disa banesa dhe dyqane, në fshatin Pluk.    

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 34-vjeçari, i cili është dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.  

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?