Albana Vokshi 'jashtë kontrollit', hedh në tokë mikrofonin e Ndrecës! Deputeti socialist: Sillni urgjent ambulancën

9 Tetor, 11:41| Përditesimi: 9 Tetor, 12:59

  • Share

Komisioni Hetimor parlamentar për Sterilizimin u shoqërua me debate të forta. Deputetja e PD-së Albana Vokshi është përplasur me deputetët socialistë Plarent Ndreca, Ilir Metaj dhe Petro Koçi.

Ajo ka shkulur mikrofonat disa herë. Përplasja verbale ka vijuar edhe mes Albana Vokshit dhe deputetit të PS-së Ilir Metaj

Albana Vokshi: Unë iu trajtoj siç thotë ligji. Ashtu siç dua dhe nuk pyes fare ju. Veni hapni mbledhjen kur unë jam te dera. Stop ouuu çfarë bëhet këtu (shkul mikrofonin e Ndrecës)

Ilir Metaj: Zonjë, ke nevojë për ndihmë mjekësore. Ke nevojë për qetësues. Shumë frustrim.

Vokshi: Të dalë jashtë dëshmitari.

Plarent Ndreca: Dëshmitari s’del, harroje por bëj ndonjë zgjidhje tjetër. Keni ndonjë variant B. Ke ndërmend të bësh diçka tjetër?

Vokshi: Ti ki kujdes të mos ndjekësh urdhrin e kryetarit të komisionit dhe të Plarent Ndrecës, nesër do pendohesh. Ai do përballet me ligjin sepse po shkel urdhrin e kryetarit (i drejtohet dëshmitarit)

Ndreca: Kryetari që uzurpon punën, nuk është askush. Nuk është komision i opozitës, është komision i Kuvendit. Ti do ta kthesh personale.

Vokshi: Aman Petro (Koçit), një pallat, një votë Petro.

Ndreca: Ke ndërmend të vazhdosh më kështu?

Vokshi: Do hapet mbledhja njëherë.

Ndreca: Ju njihni vetëm molotovë. Ligji thotë që kur mungon kryetarja…

Vokshi: Nuk mungon kryetarja, isha në orar. Ju s’më latë të hyja ( shkul prapë mikrofonin e Ndrecës)

Ilir Metaj: O sekretaria, ju lutem njoftoni ndihmën mjekësore, kryetarja ka nevojë për trajtim shëndetësor. Je deformuar frikshëm për të qenë grua. Qetësohu, mbushu me frymë! Zonjë mesa duket vuani nga mikrofonofobia.

Vokshi: Qetësohu, mos më bëj zhurmuesin. Nxirr dëshmitarin, të vazhdojmë mbledhjen.

Ilir Metaj: Dështimi i protestës ju paska bërë dëm të pariparueshëm. E pra duhet t’ju ishte bërë normale pas kaq shumë dështimesh.

Vokshi: Prandaj po bëni kështu. Nuk heqim dorë, përballë do na keni, pavarësisht se po bëni zhurumuesin.

Ilir Metaj: Zonjë qetësohu, kontrollohu se je grua, ruaj elegancën të paktën, mirë etikën që e hodhe poshtë.

Vokshi: Mbylle gojën, mos më trego mua.


Lajmi kryesor:

Përplasje të ashpra në Hetimorin e Shëndetësisë! Ndreca: Me 4 mijë veta do e merrni pushtetin?! Vratë më 21 Janar e në Gërdec! Vokshi i shkul 4 herë mikrofonin! PS vijon mbledhjen vetëm


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?