Pyetet për raportet me SHBA-të, ja si përgjigjet Albin Kurti

10 Korrik, 14:15| Përditesimi: 10 Korrik, 14:44

  • Share

Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të përgjigjet lidhur me raportet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë përuruar rinovimet e Klinikës së Urologjisë në QKUK.

 Aty është pyetur nga gazetarët për raportet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Këtu jemi në Klinikën e Urologjisë e kam përshtypje që nuk ka lidhje kjo me Klinikën e Urologjisë, pas këtu do të shkoj në Malishevë ku do të vizitoj një fermer jashtëzakonisht të suksesshëm kam përshtypjen se nuk ka lidhje as me të. Pasdite do ta kemi një mbledhje të Qeverisë mbase atje do të mund të jetë vendi për pyetje të tilla”, tha Kurti.

Kujtojmë se veprimet e Qeverisë Kurti shpeshherë janë kritikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron në vizitë zyrtare Washington ku po merr pjesë në në Samitin e NATO-s.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien kishte  pritur në takim Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

O'Brien kishte shkruar në X, se janë krenarë që mbështesin shtetin sovran, multietnik dhe demokratik të Kosovës./Kosovapress

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?