Enkelejd Alibeaj, Marsida Xhaferllari dhe Ilir Meta

Kajsiu: Pyetjet që duhet t'u përgjigjet Ilir Meta për kandidaten e tij (bashkëjetuesen e Alibeajt)

10 Nëntor 2019, 11:51| Përditesimi: 10 Nëntor 2019, 18:11

  • Share

Ditën e djeshme në media (fillimisht në Gazeta Shqip) u publikua një lajm ku flitej për një tentativë personale të Ilir Metës për të bërë anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllarin, bashkëjetuesen (sipas burimeve të SHQIP) e ish-ministrit Enkelejd Alibeaj (sot figurë e lartë në PD), e cila edhe në aspektin e njohjes së profesionit, ajo është më pak e pikëzuara nga KED, për vendin vakant të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Ajo që dihet e thuhet nga të gjithë është se zonjë Xhaferllari shoqërohet me Alibeajn dhë bën gjithçka tjetër që bën një çift që bashkëjeton dhe kjo është gjëja me normale në botë, por, pse atëherë zonja në fjalë nuk e deklaron? A është e vërtetë që bashkëjeton me Alibejan? Cila është arsyeja që nuk e ka deklaruar deri më sot Alibeajn bashkëjetues?

Ajo që e bën këtë histori një histori skandali personale të Ilir Metës ka të bëjë me faktet që të gjithë i dinë, por që vetëm Presidenti bën sikur nuk i di e nuk i ka dëgjuar kurrë.

Për ta ndihmuar Presidentin po i ribëjmë me dije se Marsida Xhaferllari, kur ka bërë vetëdeklarimin e pasurisë për Vettingun, nuk e ka deklaruar Alibeajn dhe kjo është një shkelje shumë e rëndë për sa kohë ajo bashkëjeton me ish ministrin e PD.

A e di KED që zonja Xhaferllari bashkëjeton me Enkelejt Alibeajn dhe këtë nuk e ka deklaruar?

Po Ilir Meta a ka informacion për këtë gjë?

Këto janë pyetje që në fakt i kanë përgjigjet shumë të thjeshta.  Presidenti Meta di gjithçka, por ai edhe njëherë ka marrë  në dorë rolin e njeriut anti-reformë në drejtësi ku siç duket nuk i  intereson as pikëzimi (ku Xhaferari rënditet si më e dobëta), as shkelja e ligjit për deklarimet, por vetëm pasja e një dore të tijën dhe të PD-së në Gjykatën Kushtetuese.

Ilir Meta i ka ‘hipur kalit mbrapsht’, duke luajtur me një reformë ekzistencialiste për Shqipërinë Europiane dhe që ka ‘pagëzuese’ SHBA-të. Ky është rasti që ai po shpalos asgjë më shumë sesa frikën e tij nga shkarkimi për shkejle të Kushtetutës e më tej vazhdimin e hetimit të historisë 30 vjeçare të politikës në Tiranë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Piku: 10/11/2019 19:09

    Pse hedh balte kot? Gjeji ndonje pasuri te fshehur dhe pasta fol. Shkrim perbaltes pa prova.

    Përgjigju
  • O tej: 10/11/2019 18:38

    Ilir Meta eshte bolekandari nga Skrapari

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 10/11/2019 12:46

    Po n.q.s nuk bashkejeton me personin ne fjale , a ka te drejte te lidhet me nje politikan perseri ?

    Përgjigju
  • Vlora: 10/11/2019 12:45

    Kjo Xhaferllari i bie të jetë nga Skrapari, racë më robqire nuk bëhet, një Arjan Xhaferllari kemi në Vlorë që erdhi è u fut gollovar dhe ngatëron dynjan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?