Qarkullonte me pistoletë 'TT' me vete, telefonata e qytetarëve çon 39-vjeçarin në pranga

7 Maj 2019, 08:37| Përditesimi: 7 Maj 2019, 08:41

  • Share

Një operacion policor i koduar "VINOKASHI" ka çuar në kapjen e një shtetasi 39-vjeçar nga Gjirokastra i cili lëvizte me armë zjarri me vete. Shtetasi në fjalë me inicialet I.V është arrestuar në aksin rrugor Ballaban-Këlcyrë, në vendin e quajtur "Kthesa e Fshatit Ujëmirë", ku gjatë kontorllit policor në mjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte si pasagjerë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri (pistolet TT) dhe 45 fishekë. Sipas policisë denoncimin për personin në fjalë ka ardhur nga qytetarët.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Përmet për hetime të mëtejshme për veprën penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?