Disa realitete që nuk mund të mohohen në Kosovë:
1. Shqiptarët përbëjnë 90% të popullsisë edhe kur e mbante si koloni Serbia edhe sot që është shtet i pavarur. Nëse Kosovën do e qeverisin serbët ashtu siç kanë bërë kur e kishin koloni a nuk ishte dhe a nuk është apratei, sepse pakica dikton e qeveris mbi shumicën?!
2. Ky 90% përmes vullnetit të saj, pas një lufte për vetëmbrojtje vendosi të jetë e pavarur! Më thoni një normë të drejtës ndërkombëtar që pengon një shumicë prej 90% të vetëqeveriset?!
3. Shumica e këtij 90% e jo vetëm votuan si Kryeministër Albi Kurtin! Atëherë pse ky nuk paska të drejtë të sillet si sovran në vendi e tij?! Më thoni një normë të drejtës të brendshme të Kosovës ose të drejtës ndërkombëtare që e pengon Albin Kurtin të ushtrojë sovranitetin mbi territorin e Kosovës?!
4. Albin Kurtin kërkon reciprocitetin përballë Serbisë! Më thoni një normë ndërkombëtare që e pengon një gjë të tillë?
5. Serbët në Kosovë i kanë të gjitha të drejtat njësoj si të tjerët e ndoshta me pa të drejtë kanë më shumë te drejta se shqiptarët, sepse u është dhënë mundësia të krijojnë struktura paralele në Kosovë! Nëse këto i kanë të gjitha të drejtat që ju takojnë përse nuk pranojnë realitetin e të kontribuojnë në shtetin e tyre?!
6. Më thoni çfarë të drejte ndërkombëtare e lejon Serbinë të ndërhyjë në Kosovë qoftë edhe tek komunitetit serb? A nuk është çdo ndërhyrje e Serbisë në Kosovë shkelje më të drejtën ndërkombëtare duke ndërhyrë në çështjet e brendshme të shtetit të Kosovës? Mos njohja e Serbisë a e lejon dhe e bën të pranueshme një ndërhyrje të tillë? Mosnjohja nuk është kusht për të garantuar ekzistencën e një shteti që deklarohet sovran! Atëherë sipad kësaj teorie Kina duhet të sulmojë Tahvanin sepse ka vendosur të jetë i pavarur?!
Gjithçka mund të diskutohet mes Serbisë dhe Kosovës, por vetëm dy gjëra janë të panegociueshme:
1. Pavarësia e Kosovës
2. Sovraniteti i saj
Atëherë, pse Albin Kurti nuk paska të drejtë të ushtrojë sovranitetin e tij?!
Duhet të ketë vetëm një kusht ndaj Serbisë: të njoh pavarësinë e Kosovës dhe nëse Serbia nuk e njeh, kjo e fundit nuk mund të pengoj ekzistencën e Kosovës si shtet të Pavarur dhe po ashtu vetë Kosova nuk mund të ketë asnjë pengesë për tu sjellë si e tillë! Serbia ka vetëm një mundësi që në shkelje të çdo norme ndërkombëtare ta sulmojë Kosovën ushtarakisht e ta detyrojë atë kundër vullnetit të saj të jetë e pushtuar! A është e mundur kjo? Nëse serbët mendojnë për këtë zgjidhje që në fakt është një zgjedhje që nuk sjellë asnjë zgjidhje e mandje as për serbët. Policët serbë me aktin e largimit nga radhët e policisë po dëmtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë e po ju shërbejnë politikanëve të Serbisë!
Me ty Albin jane shumica Shqiptare e Dardanise,e Shqiperise dhe jashte saj...
Përgjigju