Qasja se Shqipëria do të mbushet me emigrantë e shqiptarët po largohen çdo ditë! Emigracion i është i hershëm që kur ka nisur historia njerëzore! Madje, përmes emigracionit populluam planetin, e dominuam atë e kthyem në habitat tonin. Përmes lëvizjes dhe duke eksploruar vendet e tjera, zbuluam dhe njohëm planetin tonë, u pasuruam, u bëmë më të ditur, më të pasur, më tolerant dhe po ashtu shkëmbyem eksperienca. Po aq sa është e hershme emigracioni si fenomen njerëzor, po aq i hershëm është edhe fenomeni ose aktiviteti njerëzor për ta ndaluar atë! I “huaj”, jo gjithmonë është pritur mirë, madje shpesh herë është gjykuar si rrezik qoftë për identitetin, por edhe për të dominuar e kontrolluar territorin! Njerëzit kanë krijuar barriera kundër të huajve e këtu mjafton të përmendim murin e madh kinez! Konceptin e të huajt në kuptimin negative e zhvilluan qytet-shtetet greke duke i konsideruar të gjithë ata që nuk flisnin greqisht e nuk ishin grekë si “barbarë”, por në fund ishte pikërisht Aleksandri i madh që me fushatat e tija ushtarake krijoi për herë të parë konceptin e perandorisë duke tejkaluar kufijtë e çdo imagjinate të hartës të asaj kohe me një shtrirje në Babiloni, Persi e deri në vargmalin Himalaja! Emigracioni nuk është parë gjithmonë si zgjidhje apo si diçka e mirë, por në të njëjtën kohë në çdo moment ai nuk është ndaluar përtej përpjekjeve të popujve! Historia e eksplorimit të europianëve në kontinentin amerikan është modeli sesi të huajt e ardhur sjellin edhe të mira, por edhe shumë të këqija si sëmundje apo edhe represione! Koncepti i huajt është ndoshta më mirë ai që ka shqiptari që përmes “Besës” dhe traditës: shtëpia është mikut dhe e Zoti! Ky modeli ishte ai që bëri të mundur mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës II duke bërë të mundur që numri i tij ishte rritur disa pas mbarimit sesa para fillimit duke e bërë këtë një rast unik në atë kohë në kontinentin e ndezur! Emigrantët nuk do të zëvendësojnë shqiptarët dhe nuk do ju marrin vendin tyre! Kjo linjë mendimi është ekzagjerim dhe paragjykim e vjen kryesisht nga ata që nuk e kanë provuar vetë emigracionin. Ndaj emigrantit zakonisht paragjykojnë ata që nuk e kanë përjetuar vetë një eksperiencë të tillë!
Qasja se marrëveshja është bërë nga kryeministri Rama e prandaj kush është kundërt tij duhet ta kundërshtojë. Marrëveshjet ndërkombëtare zakonisht përtej personalizimit të liderve që e mundësojnë duhet të shikohen në qasjen e interes kombëtar dhe jo vetëm, sepse kjo marrëveshje ka të bëj edhe me jetë njerëzish që shumë prej tyre ikin nga konflikte dhe nga kushte çnjerëzore të vendeve të origjinës! Ne duhet të merrem ekskluzivisht me objektivin e marrëveshjes! Në fakt kjo e fundit ka shumë paqartësi e nuk po përdor termin “secret” për mos shfaqur opinion të njëanshëm apo edhe deri diku politik!
Këtë marrëveshje e bën Rama dhe për pasojë ai ka gjithmonë të drejtë dhe është i pagabueshëm! Haset një histeri në studio televizive që disa vullnetar të pa ftuar nga vetë Rama në versionin e militantit e mbrojnë me çdo kusht këtë marrëveshje dhe çdo opinion ndryshe e konsiderojnë si një sulm ndaj lidershipit të Ramës! Kjo qasje është shumë e gabuar, sepse nuk i shërben në vetvete as zbatimit të shëndosh të saj! Sa më shumë debat të prodhojë kjo marrëveshje aq më mirë është për debatin publik, sepse e shëndosh atë me diversitet e po ashtu jep edhe alternativa të mirë për përmirësim ose përjashton mundësitë për të bërë gjëra gabim.
Qasja se disa emigrantë shqiptarë që jetojnë në Itali janë kundër kësaj marrëveshje! Emigrantët janë qenie njerëzore e për pasojë kanë preferencat e tyre edhe politik e ndoshta ndonjë prej tyre mund të jetë militant politik pa vetëdije ose mund të jetë edhe me zgjedhjen e tij të lirë, por shumica e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Itali nuk janë kundër emigrantëve si fenomen njerëzor, por ndoshta nuk janë shumë të informuar ose janë pak të informuar, sepse edhe marrëveshje nuk është se erdhi si pasojë e një diskutimi të gjerë publik. Në fakt unë bëj pjesë tek ata që nuk pretendojnë që marrëveshjet ndërshtetërore vijnë e bëhet me referendum apo me konsultime masive qytetare. Shumica e tyre duhet të jene rezultat e një lidershipi që shpesh duhet të shkoj përtej horizontit të shumicës, por me premtimin për të mos tradhtuar interesat e tyre. Publikja duhet të jetë mbi personalen në një lidership të shëndoshë!
Qasja se e bëmë se ja kemi borxh Italisë! Kjo është një qasje populiste dhe ulë, sepse e ul prestigjin e Shqipërisë duke e vendosur padrejtësisht në pozicionin fajësisë dhe të detyrimit të saj moral për ta pranuar më çdo kusht! Gjithashtu kjo është edhe një tentativë për të fshehur të vërtetën! Mes shteteve, duke përjashtuar rastin e dëmshpërblimeve për rastin e luftërave, marrëveshjet kanë edhe detyrime, por edhe përfitime! Palën italian e kuptojmë që kërkojnë të fitoj ndaj BE në lidhje me qasjen e kësaj të fundit ndaj emigracionit në Mesdhe, ku shpesh Italia është lënë vetëm si dhe faktin që bëhet për kredenciale politike duke qenë parti populiste që shumë vota i kanë marrë me premtimin e zgjidhjes së çështjes së emigracionit e po dështojnë. Prandaj, ata duhet të bëjnë diçka qoftë edhe kudo për dëshmuar se vazhdojnë të jenë të angazhuar, por deri tani nuk kemi kuptuar dhe të paktën publikisht nuk e dimë se çfarë interesash apo përfitimesh konkrete do të ketë Shqipëria ndaj Italia për këtë të mirë që i bënë. Në fakt, shumica e shqiptarëve presin që Italia të jetë një vend i rëndësishëm i investimeve në Shqipëri dhe deri më sot nuk është ashtu siç duhet të jetë duke ditur potencialet konkrete që fqinji ynë.
Qasja se tani kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese e për pasojë është një marrëveshje shumë e mirë. Në fakt, Gjykata Kushtetuese ka thënë se kjo marrëveshje nuk është në kundërshtim me kornizën kushtetuese të vendit dhe po ashtu me të Drejtën Ndërkombëtare. Në fakt kjo marrëveshje ka shumë pikëpyetje që janë pa përgjigje e do lidhet me fakti sesa garanci do të ketë me zbatimin e saj pa cenuar dinjitetin njerëzor të asnjë të huaj! Shqipëria ka detyrime qoftë edhe morale se po bëhet pjesë e një historia që mund të jetë e ndritur nëse bëhet mirë, por mund të bëhemi edhe me njollë nëse ndonjë gjë nuk do të shkojë si duhet. Prandaj, për këtë çështje e këtë marrëveshje duhet të diskutohet sa më shumë e duhet të ketë sa më shumë mundësi për transparencë kurdoherë e në çdo kohë!
Qasja se me këtë marrëveshje afrohemi edhe më shumë me Italinë! A është e vërtetë kjo? Për herë të parë kemi një marrëveshje që duket më shumë marrëveshje mes liderëve sesa mes shteteve, sepse opozita italiane është kundër e po ashtu kundër është edhe një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik në Itali. Madje, kundër kësaj marrëveshje është pikërisht e Majta italian në familjen e të cilëve bën pjesë edhe PS e Ramës! A ishte në momentin e në kohën e duhur kjo marrëveshje? A duhet të kishte pasur një qasje tjetër për arritjen dhe realizimin e saj?