Frrok Çupi

Frrok Çupi: Që duhet një Rezolutë për Srebrenicën

13 Maj 2022, 18:03| Përditesimi: 13 Maj 2022, 18:20

  • Share

Deri mbrëmë, një pjesë djallëzore e politikës dhe e medias, i ranë këmbës. Arsyeja e sajuar është pse u lëshua fushës, por nuk u pranua, një tentativë për poshtërim të shtetit, i thërritur ‘rezolutë’.

A duhet një Rezolutë për Srebrenicën?

Srebrenica është një qytet i vogël në perëndim të Bosnjë- Hercegovinës, më i vogël se ishte Vlora në vitin 1997. Dy vjet para luftës së Vlorës, ku sulmoi makineria e shtetit shqiptar, korrik 1995- në Srebrenicë u krye masakra më e madhe; në pak ditë makineria serbe e kryesuar nga Mlladiç dhe Karaxhiç, vranë 8 mijë myslimanë dhe dëbuan nga shtëpitë 20 mijë të tjerë. Edhe OKB mbajti pjesën e përgjegjësisë së vet pse dështoi në mbrojtjen e burrave, grave dhe fëmijëve të Srebrenicës, dështim që nisi që në vitin 1993 kur e konsideruan ‘zonë e sigurt’, pa marrë parasysh se makina vrasëse e ushtrisë serbe po furnizohej me armë dhe naftë nga Jugu, nga Shqipëria. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, shkroi: “Përmes gabimit, gjykimit të gabuar dhe paaftësisë për të njohur ardhjen e së keqes me të cilën u përballëm, ne nuk arritëm të bënim pjesën tonë…”. The New York Times njoftonte botërisht: “Embargoed Fuel Sent To Serbs via Albania”.

Ajo që dështoi, dështoi…, edhe në Parlamentin shqiptar. Këtu u bë mirë që ‘dështoi’ dje. Por Shqipërisë i duhet një rezolutë për Srebrenicën. Tani është koha, nesër është vonë.

Kjo mund të quhet ‘Rezoluta e të Vërtetës’.

Kështu, hap pas hapi, do të kryhej ‘katharsis’ kombëtar:

1.

‘Të dashur banorë të Srebrenicës dhe familjarë të viktimave…’, kështu mund të fillonte Rezoluta. Ne shqiptarët, pa dashje ose me dashjen e liderit tonë në vitet 1992- 97, kemi ushtruar vdekje mbi ju dhe mbi ata që prehen në varret e Potoçarit. Lideri mashtroi botën qytetare, madje edhe vetë zotin Kofi Annan që u përkul para jush pse e kishte ngrënë mashtrimin. Në vend që shteti ynë shqiptar të bllokonte çdo vrimë nga mund të hynte çdo pikë energjie për makinën ushtarake që po ju vriste, bëri të kundërtën: Hapi të gjitha portat për miliona tonë naftë që kaloi përmes tokës së Shqipërisë. Nga ajo tokë u sollën këtu edhe miliona armë. Në aferë ndodheshin edhe presidneti Bulatovic, presidenti Milloshevic dhe krimineli ndërkombëtar Arkani…- ju i njihni. Por ‘ju falemi, të dashur njerëz të mbijetuar në Srebrenicë, për arsye të krimit të liderit tonë atëherë”, mund të mbarojë paragrafi i parë.

Ndërsa për ‘konsum të brendshëm’ Rezoluta duhet të kërkojë gjykimin e zotit Berisha në Hagë, ku krimet ndërkombëtare nuk ‘parashkruhen’

Paragrafi i dytë:

Lideri ynë 1992-97, nuk e bëri këtë akt kriminal pse kishte urrejtje për ju. Jo!… Ne nuk i urrejmë myslimanët, madje mes nesh ka një bashkëjetesë shembullore mes feve. Vetë lideri, është i besimit mysliman…, por kjo ç’rëndësi ka. Ai ‘vret të atin’ për para. Nga shitja e armëve dhe naftës, presidenti i kohës dhe një tufë të besuarish rreth tij, përfituan miliarda. Berisha, krijoi një firmë tregtare import-eksporti, të quajtur “Shqiponja-PD”, me pronare PD, dmth veten me 100 % të aksioneve. Drejtor i Përgjithshëm i “Shqiponja-PD”, u emërua kreu i PD Tritan Shehu, sot i gjallë dhe në Parlament. Administrator u emërua Genc Pollo, i gjallë dhe rrotull Rithemelimit. Kryetar bordi ishte Sali Berisha. Drejtor Ekonomik, Blerim Çela, i gjallë. Drejtorë marketingu Ali Spahia dhe Ali Kazazi, të dy të vdekur. Koordinator me tregun Serb për eksportin e karburanteve, armëve e municioneve ishte Pjetër Arbnori, i vdekur. Drejtues ushtarak i  trafikut ishte Safet Zhulali, i vdekur. Drejtor i Përgjithshëm i stafit të firmës “Shqiponja-PD” ishte shefi i SHIK, Bashkim Gazidede, sot i vdekur.

Rezoluta e Parlamentit kërkon që të gjithë këta që janë të gjallë e në Parlament, të përgjigjen para Drejtësisë. Njwra nga pyetjet të jetë:  Ku ndodhen paratë që u përfituan?

Paragrafi i tretë:

Të dashur srebrenicarë!, Berisha ua bëri të zezën as për arsye fetare, as për arsye nacionale. Jo, ai nuk e bëri për çështje kombëtare. Madje, i vuri ferrin kombit të vet shqiptar. Makina vrasëse e ushtrisë së Millosheviçit kreu masakra të pashoqe në shqiptarët e Kosovës. Krahas Srebrenicës, lideri i Shqipërisë (1992-97) sulmoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që e griu sa në male aq edhe në burgje. I pari u ekzekutua në Tropojë majori dhe furnitori i UÇK, Ilir Konushevci. Pastaj u burgosën Sahit Pajaziti- hero i Kosovës; Adem Jashari- hero; Hashim Thaçi, kreu i UÇK; Ahmet Krasniqi- ministër i Mbrojtjes… Të gjithë të treguar nga Tirana zyrtare.

Por për konsum të brendshëm, Rezoluta mund të ngulë në kujtesën e shtetit detyrimin që këta shkaktarë të gjallë të masakrës në Srebrenicë e në Kosovë, nuk do të marrin kurrë pjesë në fushën e politik-bërjes.

Sepse Rezoluta përdoret në shumë gjuhë e kombe; më e vlefshme është kuptimi i saj si ‘platformë emergjente kombëtare’.

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • pellumb: 13/05/2022 18:46

    turp per faqe te zez,,,,si ka ftyr e del flet ai i marumi non grata per ate kohe ,,,,tuuuurp. po ti o non grata si mund te flasesh kur je vet bashkfajtor

    Përgjigju
  • qatipi: 13/05/2022 18:37

    sa turp per ne .... ne vnd se te organizonte ose te jepte ide pozitive ne mbrojtje te Srebrenices i largqofti shkonte e i furnzonte me nafte ato makina sulmuese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?