Po të ishin të paktë në numër nuk do i shkruaja këto rrjeshta, por duke qënë se numri i tyre është i konsiderueshëm, edhe thënia e të vërtetave mbi ta sipas mendimit tim, kthehet në të domosdoshëm.
Filozofi francez Pierre-Joseph Proudhon, shprehej se “mediat janë varrezat e ideve” dhe këtë e ka thënë pa njohur disa opinionistë të mediave shqiptare.
Të cilët me dashje dhe me prapavijë interesash tejet personale, trumbetojnë dhe devijojnë me dashje gjykimin kombëtar në zgëqet më të errëta të shtrembërimit të mendimit dhe të realitetit që shqiptarët njohin më mirë se ata.
Ata janë maskilistë në mendim dhe kjo jo me konotacion gjinor, janë arrogantë, makiavelistë dhe shpesh edhe të palexuar, por njohës së vërtitjes në gojë të të vërtetave duke i pështyrë pastaj plot helm drejt opinionit publik.
Pozicionimi i tyre i skajshëm në krah të Berishës fshehur mbas kamuflimit mediatik, duke mbytur arsyen dhe të vërtetat historike që njohin mbarë shqiptarët, flet për lidhjet e tyre të nëndheshme, ekonomike, financiare me familjen Berisha.
Mbrëmë ishte kulmi i sulmit frontal i kësaj shpure, e cila të zezën e bëri të bardhë dhe përpiqej t’i mbushte mendjen shqiptarëve sikur çështja dhe lufta është ndaj Bashë dështakut dhe jo një luftë e paprinciptë e Berishës ndaj Departamentit Amerikan të Shtetit.
Presupozohet që ata që udhëheqin qytetarët drejt mendimeve dhe gjykimeve të drejta nuk duhet të kenë interesa personale dhe duhet të kenë një formim minimal sidomos në fushën e së drejtës, por kjo nuk po rezulton kështu me shumë opinioniste dhe gazetarë shqiptarë.
Ti mbushësh shqiptarët me të pavërteta sikur Kuvendi i datës 11 ishte i ligjshëm dhe profan dhe t’i thuash se edhe mësymja në selinë e PD-së, biles edhe gjoja Referendumi i datës 18 dhjetor, janë po legjitim, vërteton haptas ndikimin dhe pjesëmarrjen e tyre në këtë destabilitet djallëzor që po ju ofrohet shqiptarëve.
Basha është krijesë e Berishës, që me nuhatje instiktive mbijetese doli nga radha e tij. Kuvendi i Berishes dhe vendimet e tij janë nul, dhe gjithçka që vjen mbrapa tij sidomos po nuk u zbardh me nje vendim gjykate, nuli konfirmohet. Pa zbardhjen në vendimin e gjykatës nuk mund të vazhdohet me uzurpime godine, referendume etj. Gjykata dhe vetëm gjykata i jep rrugë zbatimit të vendimeve të Kuvendit të Berishës të datës 11, po kjo shpurë qeniesh të kapura dhe mëkatare, këto të vërteta absolute dhe ligjore nuk ju interesojnë. Këtyre ju interesojnë standardi i ulët moral kombëtar që pikërisht sëra e tyre mos të bjerë në sy dhe kaosi të jetë normalitet.
Opinionistët dhe gazetarët e pushteteve ulërasin në Shqipëri sepse qetësinë e kanë të kompromentuar, pasi siç thoshte Indro Montaneli, dija dhe arsyeja flasin, injoranca dhe mëkati bërtasin.
Për fat shqiptarët shpesh kanë qënë të heshtur dhe të drejtë në mendimet dhe vendimet e tyre, askush dhe asgjë s’mund t’ju tregojë të vërtetat që kanë hequr në kurriz, dhe Berisha është një nga barrat më të rënda që ky popull ka mbajtur për 30 vjet.
Tashmë Berisha është si një ofertë në paketë bashkë me këta zëdhënës të interesave dhe ynereve të tij. Spostimi i tij nga historia e shqiptarëve rrjedhimisht sposton dhe këta kasnecë që me pasuritë materiale mund të kenë blerë mikrofonat dhe bela vitën, por jo dinjitetin, sidomos atë profesional.
Nese nje pjese e qytetareve mendojne ndryshe apo ndryshe e shprehin preferencen politike, kjo, meqe je dhe zonje, eshte liri e garantuar nga Kushtetuta. Ashtu si liria e fjales. Ndaj, mos respekti dhe akoma me keq, vulgariteti jo thjesht nuk u nderon por eshte tregues ne fakt i vetvetes sesa i shembelltyres qe mendon se u drejtohesh.
PërgjigjuKa mbi dy dekada Brizid qe shqiptaret ne shumice te cilesuar rrefuzojne pacamurin frekuent te pusetes se shumices se "analisteve". Ata nuk kane me asnje influence ne gjykimin e njerzve,,,,prandaj bertasin dhe ulerasin cdo nate,nga pesha e qelbit qe mbajne,nga paturpesia e kurvllikut te tyre transparent,,,,dhe nga frika e shkurtimit te diteve te parajses se tyre ne xhep te shqiptarve dhe si hyzmeqare te interesave te perbetuara antishqiptare.Po ngordhin Brizid,,,ne menyre transparente,,,,tuj i lef pandalim henes.Eshte lajm i mire.Qytetaria shiptare ua dhjeu sojin,,,e fitoi betejen me sherbestaret e djallit . Por kemi humbur shuuume kohe,edhe pse jemi te qarte c'na duhet per te perparuar. Pandeshkushmeria ,ne tri dekadat e fundit,eshte kobi me i rende per Shqiperine tone,sterkemci vrastar i perpjekjeve,mundimeve dhe sakrificave te gjithe shoqerise tone.Kur te nise ndeshkueshmeria me kryedjallin,,,atehere do bindem plotesisht per ngritjen me dinjitet ne kembe te shtetit te shqiptarve. Respekt Brizid.
PërgjigjuGjithçka e analizuar nga z.Gjikondi flet për profesionalizëm dhe vertetsi në pasqyrimin e situatës Alla Sali në PD,të cilët të ashtuquajturit analisto-opinionist,nga problemi Sali dhe vetëm Sali e quejnë problemi PD ,problemi opozitë dhe babain e tyre të interesave të fshehta e vlerësojnë yllin shpëtimtar të demokracisë në Shqipëri,atë Sali që Amerika e ka shpallë nongrata përkorrupsion e minim të demokracisë,ajo Amerikë pa të cilin në hartën e botës nuk do të kishte Shqipëri.Shkurt për Shqiperinë e shqiptart në këto 30 vjet demokraci plaku Mere ka qenë dhe është kanceri i Shqiperisë e Kasneci i Sërbisë të cilës i ka shërbyer si dhënderr besnik i saj për të shpërbërë e destabilizuar Shqipërinë,ndërsa ata të ashtuquajturit opinionosto-analistë qe për interesa të tyre të ndyra dhe antishqiptare janë jo vetëm qelbi moral i mediave por dhe metastazat e kancerit sali që për të janë gati për gjithcka,se sipas tyre po nuk qe "ylli" Sali nuk ka më Shqipëri,nuk ka më demokraci,sipas tyre kur themi PD,nënkuptojmë Sali,kur themi Sali nenkutojmë PD,nejse edhe Saliu komunist si Lenini i revolucionit të tetorit është,e t'ju rrojë këtyre opinionosto-analistëve të media kazanit se popullit i marrin të ligat dhe ai u jep ç'ju hahet në kutinë e votimit.
Përgjigju