Foto ilustruese

Qëllohet me armë drejt një lokali në Shkodër, shpallet në kërkim autori (EMRAT)

21 Janar 2022, 21:51| Përditesimi: 21 Janar 2022, 22:54

  • Share

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. I riu Kristian Kroni ka qëlluar me armë drejt lokalit në pronësit të Nikoll Dushajt.

"Qëlloi me armë zjarri për motive të dobëta në drejtim të një lokali, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin. Më datë 21.01.2022, rreth orës 20:40, në lagjen Skënderbeg, shtetasi K. K. ,për motive të dobta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali “Bar-Kafe” në pronësi të shtetasit N. D.

Nga verifikimet paraprake  nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit', njofton policia. 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?