Avokati Gjergj Neli i cili u arrestua pasditen e së martes nga Policia e Lezhës për kundërshtim dhe dhunë ndaj uniformave blu do të hetohet në gjendje të lirë.
Gjykata e Shkalles së parë në Lezhë ka vendosur masen e sigurisë detyrim paraqitje ndaj 68-vjeçarit.
Seanca gjyqësore për caktimin e mases së sigurisë u zhvillua në ambientet e spitalit ku po merr mjekim avokati Neli i cili u dërgua pak orw pas arrestimit për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, pasi ka shfaqur probleme me zemren.
Gjendja e tij shëndetësore ka detyruar prokurorin Erjon Shehaj të kërkoi që ai të hetohet në gjendje të lirë për vepren penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik”, kërkesë e cila u pranua nga gjyqtari Artan Hajredinaj.
Referuar veprimeve hetimore dhe aktit të ekspertimit thuhet se avokati Gjergj Neli ka kundërshtuar dhe goditur njërin nga efektivet e policisë të cilët kishin shkuar për të ndërhyre pas njoftimit që kishte mbërritur në sallen operative për një konflikt mes avokatit dhe bashkëshortes së tij me një përson tjeter.
Por nga ana tjeter bashkëshortja e avokatit e cila është dhe zv kryetare e Dhomës së Avokatisë në Lezhë Shaqe Marinaj pretendon se janë ofenduar dhe dhunuar nga efektivi i policisë Myrteza Mehmeti, për të cilin ka bërë padi këtë të mërkure tek Shërbimi Çeshjtjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit.
Hm,shume e cuditeshme,por si shpjegohet qe keta njerezit e gjyqesorit,behen per spital,sa here qe arrestohen ?!
PërgjigjuO polic te hengert mortja beji nje padi si ne krye te detyres te paguaj ky kafsha nje shume te majme ndryshe ky avaz do jete.Ju ka bere Sander Lleshi te mos reflektoni.Ju shajne ju ofendojne,ju si pulat,tregojini vendin sa seshte vone kujdo qe ngre dore mbi policine e shtetit.Kjo per policet qe kane menyre komunikimi se ka dhe nallbane police.
PërgjigjuTe te vije turp, je dhe avokat gjoja intelektual e del e godet policin e thjeshte me grusht.
Përgjigju