Kronikë

Plagosja e pronarit të fasonerisë në Fushë Krujë, arrestohet autori! 42-vjeçari e ndoqi për disa metra dhe e qëlloi 3 herë, po fatmirësisht e kapi vetëm një plumb në këmbë

2 Maj 2021, 10:05| Përditesimi: 2 Maj 2021, 13:43

  • Share

FUSHË KRUJË- 42-vjeçari Fatmir Rrahmani është autori i plagosjes së pronarit të fasonerisë pasditen e së shtunës në lagjen "Sinur"  Fushë Krujë.

Arratia e autorit nuk ka zgjatur më shumë se 24 orë! Ai është arrestuar ditën e sotme pasi qëlloi me armë zjarri në këmbë pronarin e fasonerisë, Arben Dedja, i cili ndodhet të spitali i Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Report Tv mëson se gjithçka ka nisur pas një sherri banal, i cili më pas ka agravuar deri në përdorimin e armës.

Autori e ka ndjekur biznesmenin për disa dhjetëra metra dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të tij, por fatmirësisht ngjarja nuk përfundoi tragjikisht, pasi vetëm një nga plumbat e ka kapur në këmbë. Nga sa raportohet, në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja dhe një makinë e braktisur në afërsi të Borizanës, brenda së cilës u gjet dhe telefoni i autorit.

“Vihet në pranga, autori i ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Krujë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 61-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur dje në Krujë, bënë arrestimin e autorit të dyshuar shtetasit F. Rr., 42 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë.

Ky shtetas ditën e djeshme, rreth orës 18:50, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen "Sinur"  Fushë Krujë, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin A. D., 61 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme", njofton Policia.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?