Kronikë

Qendrat e Kontrollit Teknik të Automjeteve, Balluku: Do jenë në lartësinë e duhur, shërbim të shpejtë, korrekt dhe në ambiente pritëse dinjitoze

12 Korrik 2021, 22:42| Përditesimi: 12 Korrik 2021, 20:50

  • Share

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka vizituar nga afër investimin e nisur për rehabilitimin e një prej Qendrave të Kontrollit Teknik të Automjeteve në Tiranë. Sipas ministres qendrat do të jenë model, jo vetëm duke ofruar shërbim cilësor e korrekt, por edhe me ambiente pritëse dinjitoze për qytetarët, e kushte optimale pune për punonjësit.

 “Jemi në një moment të ri. Nga njëra anë po lehtësojmë qytetarët, duke zgjatur afatin e certifikimit, çka çon automatikisht në përgjysmimin e çmimit për qytetarin, por jemi gjithashtu shumë më kërkues në kushtet për kolaudim”, tha ministrja Balluku. Ministrja Balluku u bëri apel drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit në rrugë.

Kreu i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhja vuri theksin tek përmirësimi i sistemeve, të cilat, tha ai, janë integrale, monitorohet në kohë reale çdo gjë dhe defektet regjistrohen e dokumentohen duke çuar kështu edhe në minimizimin e mitmarrjes. Po ashtu, theksoi ai, synojmë kalimin në “one stop shop” duke shtuar edhe shërbimet pa shtuar koston.

“Duam t’a kthejmë këtë pikë në një filtër të pastër, i cili do të bllokojë çdo grimcë parregullsie në automjete që më pas mund të kthehen në problematika për jetën e njeriut”, tha Gonxhja.

Kontrolli teknik i mjeteve, ose siç njihet kolaudimi, ka qenë një shërbim i ofruar përmes një koncesioni për gati 11 vite. Nga dhjetori i 2020-s ky shërbim i është rikthyer shtetit. Me kalimin e këtij shërbimi nga kompania koncesionare te shteti, qytetarët duhet të paraqiten një herë në 2 vite dhe jo çdo vit siç ishte më parë për të kryer kontrollin teknik të mjetit të tyre. Kjo çon automatikisht në përgjysmimin e tarifës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?