Politikë

Qendrat e votimit monitorim me kamera sigurie, kryetari i KZAZ 86 në Vlorë: Aparatura që vendoset në çdo qendër ka ardhur, është risi në këto zgjedhje

14 Prill 2021, 19:16| Përditesimi: 14 Prill 2021, 19:25

  • Share

Qendrat e Votimit do të vëzhgohen me kamera sigurie në zgjedhjet e 25 prillit. Fshehtësia e votës është e garantuar pasi pamja e kamerave të vëzhgimit nuk do të jenë të drejtuara në dhomat e fshehta, deklaroi Kryetari i KZAZ 86 në Vlorë, Aranit Lulaj.

"Baza materiale paraprake ka ardhur që ka të bëjë me aparaturën që do vendoset në çdo qendër votimi që është dhe risi. Kjo është hera e parë që do të përdoret që në çdo qendër votimi  do të ketë kamer e cila do të vëzhgojë ambientet kuptohet duke eleminuar pjesën e kutisë së fshehtë", shtoi ai.

Në katër KZAZ-të e Vlorës kanë mbërritur materialet zgjedhore, si kamerat, skaner për tavolinat e numërimit ku do të bëhet dhe pasqyrimi për subjektet politike. Ai foli dhe për protokollet shëndetësore që do të zbatohen në qendrat e votimit dhe numërimit.

"Çdo qendër votimi do të ketë alkoolin e saj maskat. Kemi elementë ndarës të grupit të numërimit. Janë gati tavolinat. Është vendosur aparatura për shikimin e fletëve gjatë kohës që grupet e numërimit do kryhen vlerësimin e vletëve të votimit të vlefshme dhe të pavlefshme, ku çdokush nga subjektet me vëzhguesit e tyre do kenë muyndësinë për të shikuar rregullsinë e ecjes".

Ndërsa Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi përmes një postimi në tëitter se në të gjitha KZAZ dhe Qendrat e Votimit do të vendosen postera informuese dhe mjete mbrojtëse nga Covid-19.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?