Bota

Qëndroi i zhveshur dhe i mbuluar deri në qafë me akull për 3 orë, burri lituanez thyen rekordin Guinness (VIDEO)

27 Tetor 2021, 07:53| Përditesimi: 27 Tetor 2021, 08:01

  • Share

I mbuluar deri në qafë me akull, një burrë lituanez, Valerjan Romanovski, ka qëndruar pa lëvizur dhe i zhveshur për 3 orë e 1 minutë, duke thyer kështu Rekordin Guinness.

Siç shihet në videon e publikuara nga mediat e huaja, ai ka qëndruar për më shumë se 3 orë në një enë qelqi, teksa çdo kalimtarë mund të shihte përpjekjet e tij për të thyer rekordin. Sikur mos të mungonte akulli deri në qafë, atë ditë binte edhe shi.

Romanovski, theu rekordin e francezes Romaine Vandendorpe, e cila kaloi 2 orë e 35 minuta e zhytur në akull në dhjetor 2020.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?