Qentë e helmuar

Kafshuan turisten pranë Lungomares në Vlorë, raportohet për disa qen të helmuar

14 Maj, 15:34| Përditesimi: 14 Maj, 23:25

  • Share

VLORË- Pas publikimit të lajmit për kafshimin nga qentë e rrugës të një turisteje italiane mëngjesin e së dielës në Lungomare në Vlorë, raportohet për disa qen të helmuar.

Dyshohet se në shumë zona të qytetit janë hedhur produkte ushqimore të helmuara për t'i vrarë këto kafshë. Disa kafshë të helmuara në shumë zona te qytetit jo vetëm të rrugës por edhe kafshë shtëpiake të raportuara 24 orët e fundit.

Burime nga Urgjenca e Spitalit thanë për Report Tv një ditë më parë se çdo ditë paraqiten me plagë 2 deri në 3 qytetarë. Ndërsa Bashkia e Vlorës thotë se ka miratuar fondin për një shoqatë me vlere 2.5 milionë lek dhe së shpejti do nisë kastrimi dhe sterlizimi i kafshëve të rrugës.  

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pa emer: 16/05/2024 07:23

    Mire bene qe i helmuan te rrethojne qente si ujqerit

    Përgjigju
  • Beni: 14/05/2024 20:22

    Ju qe i doni kaq shume qent e rrugve,merrini ne shtepi

    Përgjigju
  • MIRI: 14/05/2024 18:32

    KY ESHTE SKANDAL,SI MUND TE SHKOSH PER TURIZEM E TE HANE QENTE RRUGES,PARA DISA DITESH NJERIU IM SHKOJ NE VLORE PAS 10 VJETESH NGA USA,NE SKEL PARA PALLATIT KAFSHOJ QENI,NE URGJENSE I THANE CDO VITE 150 VETE KAFSHOHEN NGA QENTE E RRUGES.K BASHKISE KJO ESHTE URGJENTE.

    Përgjigju
  • Vlora: 14/05/2024 17:02

    Tani po do shtohen turistat qe do shikojne si ngordhin qent me helm. Turp i botes!

    Përgjigju
    • Kela: 15/05/2024 20:37

      Me dhemb zemra per kafshet e gjora.vete kam afoptuar nje qen rruge dhe mund te them me bindje eshte nje dashuri e vertet.jane njetezit e ligj Jo kafshet e gjora

    • I.M: 14/05/2024 18:52

      Se mos helmojnë dhe qentë e turistave!?!

  • berti: 14/05/2024 16:25

    Paska qene e semure turistja qe paskan ngordhur qente

    Përgjigju
  • Olsi: 14/05/2024 16:01

    Bravo. Keshtu duhet bere ne cdo qytet pasi jane bere shume te rrezikshem, sidomos per femijet.

    Përgjigju
    • .irela: 14/05/2024 22:23

      Ai qe i Bo keq qenve do jet i denuar nga zoti,se ska gjynaf me te madh,,mallkuar ciofshin ato qe si duan e i bejn keq. Nuk mendohet Jo ti besh keq ktyre shpirtrave te pambrojtur nga mostrat qe Jan njerzit..mos Te guxoni ti beni keq.

  • Po mër po: 14/05/2024 15:52

    Filloi qenocidi

    Përgjigju
    • Agjenti: 14/05/2024 16:24

      Dhe shme i vone

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?