Qentë endacakë ‘pushtojnë’ rrugët e qytetit të Lezhës! Qytetarët: Jemi të rrezikuar çdo ditë, të merren masa

13 Nëntor 2022, 18:59| Përditesimi: 13 Nëntor 2022, 19:03

  • Share

Në Lezhë këta qenë endacakë po shtohen frikshëm ditë pas dite. Prania e qenve endacakë që qarkullojnë rrugëve dhe lagjeve të qytetit të Lezhës është kthyer në një rrezik të përditshëm për qytetarët dhe fëmijët e vegjël.

“Po kemi frikë se na turren, vijnë të na hanë. Gjithë ditën rrinë këtu, natë e ditë”, shprehet një e moshuar.

“Kanë frikë me dal gratë dhe fëmijët. Bashkia duhet të marrë masa se s’bën që këta qenë të largohen se nuk është gjë kjo punë kështu”.

Qentë endacakë bespohet se kanë ardhur nga fshatra apo qytete të tjera. Vetëm pak ditë më parë një prej fëmijëve u sulmua sapo doli nga pallati e më pas  përfundoi në spital. Babai i tij, Pjerin Gjoni tregon se raste si i fëmijës së tij janë bërë të shpeshta dhe për këtë i drejton apel Bashkisë të marrë masa.

“Doli djali me ble do gjëra në dyqan, ishte me kostum sportiv. Vetëm kur esdhi duke bërtitur tek shtëpia. I bëj thirrje Bashkisë, instancave të marrin masa t’i largojnë. T’i dalin zot derisa janë kryetarë Bashkie", tha Pjerin Gjoni.

Në bashkinë e Lezhës bëhet e ditur se qentë endacakë janë trajtuar prej tyre, por nuk mund t’i grumbullojnë pasi mungojnë hapësirat. Ende pa një zgjidhje për këtë problem sipas  bashkisë duhen gjetur mekanizma të tjerë me organizata për mbrojtjen e kafshëve për grumbullimin e tyre.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi: 14/11/2022 08:56

    Vetem tek neve ne Shqiperi ka qene endacak. Shteti dhe shoqatat e kafsheve duhet ti sterilizojne qe mos te shtohen dhe ato qe jane te dergohen ne azile per kafshe.

    Përgjigju
  • Liku: 13/11/2022 19:31

    Bashkia duhet ti sistemoje jane te rrezikshem per kalimteret dhe femijet dhe jane vater infeksioni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?