Joan Laporta, presidenti i Barcelonës

Qetësohen te Barcelona, UEFA i lejon të luajnë në Champions League

28 Prill 2023, 16:19| Përditesimi: 28 Prill 2023, 16:20

  • Share

'Rasti Negreira' ka vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e Barcelonës në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Megjithatë, Komiteti i UEFA që duhet të japë licencat para 15 majit do t'i lejojë Barcelonës të luajë në kompeticionin evropian, siç ka mësuar Mundo Deportivo . Nuk ka asnjë arsye të qartë që i shtyn anëtarët e Komitetit të përjashtojnë Barçën nga gara në Champions League.

Njoftimi do të dërgohet para datës 15 maj prandaj mundësia që klubi katalanas të përjashtohet nga edicioni 2023/24 i kompeticionit më të lartë evropian duket se është shmangur, pavarësisht skandalit Negreira (raporti i pagesave me ish-drejtuesin e arbitrave që dyshohet për korrupsion).

Motivi - Komiteti i Etikës dhe Disiplinës në UEFA nuk ka marrë "informacion që mund të mbështesë hipotezën e ndalimit të Barçës nga pjesëmarrja në Champions League sepse nuk ka arritur të demonstrojë papajtueshmërinë e dukshme midis pozicionit të Komitetit Spanjoll të Arbitrazhit dhe kompanisë së Negreiras. Është e nevojshme të tregohet se gjyqtarët janë blerë ose se ka pasur një qëllim për ta bërë këtë, që Barça të marrë një pezullim.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?