Ministrat e zgjedhur të qeverisë 'Rama 4'

Politikë

Qeveria e Ramës mori votëbesimin e Kuvendit për 25 minuta, ministrat betohen nesër para presidentit Begaj

18 Shtator, 11:06| Përditesimi: 18 Shtator, 16:30

  • Share

TIRANË- Ministrat e kabinetit të ri do të betohen nesër para Presidentit Bajram Begaj. Report Tv mësoi se ceremonia e betimit do të mbahet nesër në orën 10:00, pas kaosit në Kuvend, ku u votëbesuan në një seancë që zgjati vetëm 25 minuta.

Me 82 vota pro, Kuvendi apo më saktë vetë mazhoranca si shumicë, miratoi programin qeverisës si dhe të 16 ministrat e kabinetit ‘Rama 4’.

Pas marrjes së votëbesimit në Kuvend, ministrat duhet të betohen dhe përpara kreut të shtetit, presidentit të Republikës, Bajram Begaj, akti final ky i ‘zyrtarizmit’ të qeverisë së re.

Pas betimit ministrat i drejtohen Kryeministrisë në këmbë, aty ku do të zhvillojnë mbledhjen e parë qeveritare.

                                                                 QEVERIA RAMA 4
Belinda Balluku - Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës
Albana Koçiu - Ministria e Punëve të Brendshme
Elisa Spiropali -Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Petrit Malaj - Ministria e Financave
Blendi Gonxhja - Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit
Sofjan Jaupaj - Ministria e Mjedisit
Mirela Kumbaro - Ministria e Arsimit
Evis Sala - Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Delina Ibrahimaj - Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Besfort Lamallari - Ministria e Drejtësisë
Pirro Vengu - Ministria e Mbrojtjes
Andis Salla – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor
Majlinda Dhuka –  Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë
Adea Pirdeni  - Ministre e Shtetit për antikorrupsionin
Toni Gogu - Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin

K.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adi: 18/09/2025 15:21

    Do mbahet mend si qeveria qe nuk debatoi programin, presidenti ben mire ta ktheje ne kuvend ne respekt te kushtetutes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?