Foto ilustruese

Qeveria e re në Maqedoni: Do legalizojmë kanabisin për përdorim personal dhe kultivim në shtëpi

12 Janar 2022, 17:08| Përditesimi: 12 Janar 2022, 17:14

  • Share

Programi i qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut i dorëzuar nga kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski parashikon edhe legalizimin e marijuanës për përdorim personal dhe kultivim në shtëpi. Kabineti i ri qeveritar pritet të marrë përkrahje në Kuvend ditën e shtunë, ku rrjedhimisht do të miratohet edhe programi qeveritar i paraqitur nga Kovaçevski.

Kjo formë e legalizimit të marijuanës për herë të parë si ide u paraqit në fund të vitit 2020, ndërsa media vendase Zhournal shkruan se mbi këtë temë pritet të hapet një debat më i gjerë ku do merret edhe mendimi i organizatave joqeveritare dhe shoqatave të pacientëve.

Aktualisht ligji në Maqedoninë e Veriut parashikon kultivimin e kanabisit vetëm për përdorim mjekësor.

Disa nga OJQ-të mendojnë se përdorimi i marijuaanës për përdorim personal duhet të legalizohet. Sipas tyre, Kodi penal për momentin nuk ndëshkon përdorimin personal të marijuanës por kjo është një praktikë e krijuar ndër vite mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prokurorisë dhe Gjykatave.

OJQ-të kërkojnë edhe rishikim të ligjit që lejon përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore pacientëve t’u mundësohet përdorim preparatesh më cilësore dhe të shumëllojshme, të shtohet lista se për çfarë mund të përdoret kanabisi si trajtim dhe të jepet mundësi që këtë të mund ta bëjnë edhe mjekët privat, përveç atyre publik.

Që nga legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore dhe deri tani Ministria e Shëndetësisë ka dhënë rreth 60 licenca.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sokrat: 12/01/2022 17:43

    Bravo Maqedonia ???? Te marri shembull rama

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?