Bota

Dorëhiqet Kryeministri Italian, Draghi: Shumica qeverisëse nuk ekziston më! Presidenti Mattarela e refuzon: Paraqitu në parlament për një tjetër votëbesim

14 Korrik 2022, 16:57| Përditesimi: 14 Korrik 2022, 22:58

  • Share

ROMË- Qeveria italiane e Mario Draghit është rrëzuar! Kryeministri italian ka paralajmëruar dorëheqjen pas krizës politike të krijuar nga largimi i ‘Lëvizja 5-Yje’. Kryeministri italian tha se mocioni i mosbesimit ishte shumë domethënës nga pikëpamja politike, pasi shumica që e ka mbështetur këtë qeveri nuk është më. Sipas Draghit pakti i besimit që qëndron në themel të qeverisë ka dështuar dhe se shumica qeverisëse nuk ekziston më. Por presidenti Sergio Mattarella nuk e ka pranuar dorëheqjen, duke i kërkuar që të paraqitet në parlament për një tjetër votëbesim ditën e mërkurë.

Më herët pati një mocion besimi në Dhomën e Lartë të Parlamentit, në Senat, për masat që synojnë të ndihmojnë në përballimin e krizës së kostos së jetesës. Pavarësisht se Lëvizja 5-Yje zbatoi vendimin e saj për të bojkotuar votimin, mocioni u miratua me 172 vota pro dhe 39 kundër. Por me largimin e '5 yjeve' s;ka shumicë parlamentare, fakt që e ka detyruar Krryeministrin italian të largohet. Tashmë zgjidhja e krizës politike në Itali është në dorë të Presidenti, Sergio Mattarella. Vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Tensioni me liderin e Lëvizjes Pesë Yje

Giuseppe Conte akuzoi Draghi se nuk po bën mjaftueshëm për të trajtuar krizën e kostos së jetesës. Mocioni i besimit i marrë nga Draghi lidhet me votimin për paketën e ndihmës financiare prej 23 miliardë eurosh për familjet dhe bizneset. Pavarësisht përpjekjeve të bëra mëngjesin e sotëm për zgjidhjen e krizës,  Draghi  këmbëngul se nuk do ta vazhdojë qeverinë pa Lëvizjen Pesë Yjet. Zhvillimet nervozuan investitorët, duke bërë që bursa e Milanos të bjerë me 3%. Lëvizja Pesë Yjet ishte fillimisht më e madhja në koalicionin qeverisës. Megjithatë, pas një sërë largimesh dhe një rënie në votime, partia po përpiqet të rifitojë një pjesë të terrenit të humbur. Ish-drejtuesi i pesë yjeve, Luigi Di Maio akuzoi ish-partinë e tij për një komplot cinik për të rrëzuar qeverinë për të fituar mbështetje, duke e tërhequr në të njëjtën kohë Italinë në kolaps ekonomik dhe social.

Skenarët pas dorëheqjes

“Super Mario” u emërua kryeministër nga  Sergio Mattarella, me qëllim që Italia të shërohet nga pandemia dhe të përballet me problemet e vendit. Megjithatë, një vit më vonë, Draghi është zhytur në një parlament të fragmentuar. Në Itali, zgjedhjet priten në gjysmën e parë të vitit 2023. Megjithatë largimi i Mario Draghi bën që italianët të mund thirren në votime në vjeshtë, gjë që është e pazakontë në Itali, sepse atëherë qeveritë  paraqesin  buxhetet e tyre. Komisioneri i Ekonomisë  Paolo Gentiloni, i cili në të kaluarën ka shërbyer edhe si kryeministër i Italisë ka deklaruar me shqetësim dhe befasi se ngjarjet politike të Komisionit Evropian në Itali. “Stabiliteti është një vlerë më vete dhe duhet qëndrueshmëri në këtë moment. Komiteti po ndjek zhvillimet (në Itali) me përkushtimin e duhur, por me shqetësim dhe habi”, u tha ai gazetarëve.

Ora 20:06
Gazetari shqiptar në Itali: Presidenti Mattarela nuk pranon dorëheqjen e kryeministrit Draghit

Gazetari shqiptar që punon për Corriere Della Sera, Leonard Berberi, në një lidhje live për Report Tv nga Italia, tha se presidenti Sergio Mattarela, ka refuzuar dorëheqjen e kryeministrit Mario Draghi.

‘Faktikisht është lajmi minutave të fundit. Presidenti i Republikës nuk e ka pranuar dorëheqjen. Dhe i ka kërkuar që të paraqitet të mërkurën në parlament. Lëvizja ‘5 yje’ nuk ka votuar një paketë kundër krizës ekonomike, për Mario Draghin ishte një sinjal. Do presim të mërkurën, parlamentin. Do ketë dhe shumë presione për të krijuar një qeveri të dytë. Qeveria lindi nën hijen e qeveris Konte. Në atë moment u krijua një qeveri e një koalicioni të zgjeruar. Kriza politike erdhi nga lëvizja ‘5 yje’. Nga përçarja e lëvizjes së ‘5 yjeve’. Kjo është një luftë për të mbijetuar e lëvizjes dhe për tu shkëputur nga koalicioni qeverisës. Takimi zyrtar mes Mario Drahgi dhe Sergio Mattarella ka përfunduar. Ka pasur një takim tjetër sot pasdite. Ka pasur presione për të qëndruar si kryeministër dhe në qeverinë italiane nuk është parë 20-30 vitet e fundit. Do të ketë presione dhe shumë debate. Ka dhe mundsi që Draghi do përqendrohet tek fakti se nuk do të krijoje një qeveri të dytë. Presidentit do i mbetet 2 rrugë. Të japë miratimin e zgjedhjeve dhe të zgjedhe një figurë të tretë që të drejtoje qeverinë deri në zgjedhjet e ardhshme. E sotshmja nuk është asgjë e re sepse Italia është mësuar. Kjo gjë ndodh në një moment të vështirë për Italinë dhe botën sepse kemi një luftë në Ukrainë, inflacion, rritje të karburantit. Komiteti shqiptar është aq i integruar sa nuk do të ketë ndikime. ‘ Fratelli d'Italia’ është favorizuese, dhe ka një mundësi që të krijohet një qeveri nga e djathta ekstreme. Do të kishte ndryshime në raporte me Rusinë dhe ndaj refugjatëve. Nëse votohet sipas sondazheve, e pozicionojnë në vend të parë.'- tha Berberi.

Ora 18:51
Kryeministri i Italisë Mario Draghi jep dorëheqjen: Shumica qeverisëse nuk ekziston më

Kryeministri i Italisë Matrio Draghi ka njoftuar se do të japë dorëheqjen.

“Dua të njoftoj se sonte do të jap dorëheqjen time në duart e Presidentit të Republikës. Votat e sotme në Parlament janë shumë domethënëse nga pikëpamja politike. Shumica e unitetit kombëtar që e ka mbështetur këtë qeveri që nga krijimi i saj nuk është më. Pakti i besimit që qëndron në themel të veprimit të qeverisë ka dështuar. Ditët e fundit ka pasur përkushtimin maksimal nga ana ime për të vazhduar rrugën e përbashkët, duke u përpjekur edhe për të plotësuar nevojat që më janë paraqitur nga forcat politike. Siç duket edhe nga debati dhe votimi i sotëm në Kuvend, kjo përpjekje nuk ka qenë e mjaftueshme. Nga fjalimi im i inaugurimit në Parlament kam thënë gjithmonë se ky ekzekutiv do të shkonte përpara vetëm nëse do të kishte një perspektivë të qartë për të realizuar programin e qeverisë për të cilin forcat politike kishin votuar besimin. Kjo kompaktësi ishte thelbësore për të përballuar sfidat e këtyre muajve. Këto kushte nuk ekzistojnë më. Ju falënderoj për punën tuaj, rezultatet e shumta të arritura. Duhet të jemi krenarë për atë që kemi arritur, në një moment shumë të vështirë, në interes të të gjithë italianëve”.- thotë kryeministri.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasan Pordha: 14/07/2022 22:02

    Prisni se skeni pare gje akoma.

    Përgjigju
  • Alb: 14/07/2022 19:16

    Hajde rradha po ikin para krizez se dhjetorit efekt domino me mir keshtu se me protesta. Europa eshte ber kolonine usa nuk ka me fuqi te perballoj presione jo me luftra e sanksione.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?