Qeveria kërkon lehtësira për të huajt në Shqipëri, ata që do të ndihmojnë në rindërtimin pas tërmetit pa leje pune

4 Shkurt 2020, 18:03| Përditesimi: 4 Shkurt 2020, 18:17

  • Share

TIRANE- Qeveria shqiptare kërkon të bëjë disa ndryshime në ligjin për shtetasit e huaj në Shqipëri për të lehtësuar qëndrimin dhe punësimin e tyre në vendin tonë.

Në relacionin që tashmë ka nisur të shqyrtohet në Kuvend kërkohet që shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor të mos jenë të detyruar të kenë leje pune por të gëzojnë të drejta të barabarta si shtetasit shqiptar.

Shtetasve nga këto vende nuk do iu nevojiten leje pune:

*Bosnjë-Hercegovinë

*Mali i Zi

*Kosova

*Serbia

*Maqedona e Veriut

Kujtojmë që ky vendim u mor dhe në samitin e dytë të mini-shengenit Ballkanik që u mbajt në Ohër, mes tre liderëve të Ballkanit Perëndimor, Kryeministrit Rama, Aleksandër Vuciç dhe Zoran Zaev.

Por lehtësime do të ketë edhe për shtetasit e huaj të cilët do të ndihmojnë në procesin e rindërtimit në Shqipëri, pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Në kuadër të situatës në të cilën gjendet vendi ynë, ku si pasojë e fatkeqësive natyrore janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesat e dy prej bashkive më të populluara të vendit, por jo vetëm, është propozuar që punësimi i shtetasve të huaj në sektorë të ndryshëm, me qëllim rregullimin e pasojave dhe rimëkëmbjen nga fatkeqësia natyrore, të përjashtohet nga detyrimi për pajisje me leje pune dhe certifikatë regjistrimi në punë”

Ndryshime do të ketë dhe në politikën e lëshimit të vizave dhe shkurtimit të afatit.

Procedurat do të ofrohen online si për aplikim ashtu edhe për lëshimin e vizave. Në lidhje me afatet e shqyrtimit dhe lëshimit të lejes së qendrimit, është vlerësuar një afat më i shkurtuar. 30 ditë do të jetë afati për verifikimet e nevojshme dhe për shqyrtimin e lëshimit të lejes së qëndrimit, nga 60 ditë që është aktualisht në ligjin për shtetasit e huaj.

Teksa ky projektligj u shyrtua sot në komisionin e Punëve të Jashtme, i vetmi skeptik për këto ndryshime ishte ish-ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.

“Duke ju ofruar shtetasve të BE këtë lloj korsie të lirë për në tregun shqiptar dhe bashkëshortëve të tyre sipas jush kemi një përafrim me detyrimet që burojnë nga kapitulli 2 etj. Vendet si Polonia dhe gjithë të tjerët u janë dashur 7 vite pas anëtarësimit të BE për të fituar mundësinë e aksesit në tregun e punës. Ta dallojmë parukierin nga dentisti! Cila do jetë pika e referimit që do ua ofrojmë këtë gjë serbëve, edhe me Kosovën kemi vështirësi shumë të mëdha, jo më me të tjerët”, tha Bushati.

Sipas qeverisë, kjo procedurë do të ketë efekt direkt në rritjen e numrit të shtetasve të huaj që e shohin Shqipërinë si një mundësi punësimi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tani: 05/02/2020 07:21

    Askush nuk ju ka perzere.Keni ikur nga Shqiperia per tu pasuruar nga punet e pista,nga droga,prostitucioni e vjedhja.Kush pasurohet nga kto pune te zeza natyrisht edhe pasuria qe ai ka vendos do I sekuestrohet.Nuk ka ne bote njeri I pa shkolle,i pa dije,i pa zanat,thjeshte totalisht injorant qe pasurohet.Rrofshin "genet" tona te ka...llekut e hajdutllekut.Gjithe andej lame namin e zi.Burgjet jane mbushur me shqiptar.Asgje nuk ka Italia me shume se Shqiperia me perjashtim te liris per te vjedhur,per droge e prostitucion.Do vijne te punojne te huajt se shqiptaret nuk duan thjeshte te punojne,ndaj te huajt nuk vijne kot, por per te punuar e siguruar buken e gojes

    Përgjigju
  • Emigranti 2020: 04/02/2020 20:19

    Mirë na e bëtë, na përzutë nga vendi ynë e tani doni ta mbushni me të huaj. Robt ku ti keni BERISHA, RAMA BASHA META.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?