Politikë

Qeveria krijon Agjenci për Koordinimin e Donacioneve! Burime për Report Tv: Në krye të saj ish-ministri Beqaj?

30 Tetor 2021, 16:52| Përditesimi: 30 Tetor 2021, 17:56

  • Share

Të gjitha donacionet e huaja do të koordinohen nga një agjenca e re që do të quhet Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e miratuar në mbledhjen e një dite më parë të këshillit të ministrave. Burime konfidenciale bëjnë të ditur për Report Tv se kjo agjenci do të drejtohet nga ish deputeti socialist Ilir Beqaj i cili nuk mundi të fitonte mandatin në qarkun e Shkodrës, dhe do të jetë në varësi të kryeministrit.

Sipas Vendimit të qeverisë Agjencia në fjalë “në bashkëpunim me ministrinë e financave dhe komunitetin e donatorëve do të koordinojë të gjithë ndihmën e huaj që do të marrë qeveria shqiptare për programe dhe projekte zhvillimore.

Agjencia gjithashtu do të mbështesë ministrinë për Evropën në përmbushjen e përgjegjësive të saj për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian por edhe Kryenegociatorin dhe Grupin Negociator në programimin dhe monitorimin e asistencës financiare të BE-së në funksion të procesit të aderimit në BE.

Sipas vendimit të qeverisë fillimisht kjo agjenci do të financohet nga buxheti i kryeministrisë ndërsa më vonë pritet që të plotësohen detajet.

Për Partinë Demokratike krijimi i kësaj agjencie është krijimi i një institucioni paralel me ministrinë e financave dhe qe fsheh afera korruptive.

“Kjo sajesë, do të jenë hambari i punësimeve politike dhe partiake që do të zhvlerësojnë dhe shumëzojnë me zero infrastrukturën dhe paratë e shpenzuara për punësimin e administratës civile. Kjo agjenci e sajuar është për të mbivendosur funksionet kuptohet për interesa klienteliste dhe korruptive,” thekson deputetja Tabaku.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tabi: 24/11/2021 22:20

    Ky po qe i menaxhon mire. Nje une, nje une prap nje une. Po ngeli ndonje lek i ke ti

    Përgjigju
  • Tutu: 30/10/2021 19:08

    Duhet dhe nje agjensi per Afrim Qendron…. E qan zanatin e hajdutit..!!

    Përgjigju
  • Ustai: 30/10/2021 18:35

    Donacionet ne dore te super Hajdutit.Ky vend paska qen i mallkuar nga njerezit e keqinj.Tigri ka leket e termeteve kurse ky hajduti tjeter qe po ben namin me ilace dhe farmacite qe ka do menaxhoje donacionete.Spaska nje tjeter ne PS qe vetem keta hajdutet vihen ne krye ku jane leket. Na e shpife shqiperine o Rama.

    Përgjigju
  • KritikAbsolut: 30/10/2021 18:28

    Hahahaha ky ishte lajmi me gallat i javes.

    Përgjigju
  • 2shi Spathi: 30/10/2021 17:48

    I paskeni varur ujkut melecine ne qafe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?