Lulzim Basha

‘Qeveria nën hijen’ e PD!

15 Mars 2022, 16:25| Përditesimi: 15 Mars 2022, 16:27

  • Share

Kriza e PD, nuk lidhet vetëm me ketë të fundit si subjekt politik, por është pasojë e një krize të gjithë sistemit politik në këto 30 vite, që nuk arriti të siguronte modelin e rotacionit të elitave e po ashtu nuk e përmbushi me sukses dhe në mënyrë dinjitoze përfaqësimin e qytetarëve. Menefregizmi, indiferentizmi dhe largimi i politikës nda qytetarëve është tashmë një fakt i kryer dhe këtë e kuptojnë edhe votuesit e thjeshtë!

Normalisht, kjo situatë duhet të kishte prodhuar në një vend demokratik edhe revoltime të qytetarëve, por në Shqipëri nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë, sepse politika ka menduar gjithë kohës të krijoj një sistem të fortë e hermetik me Kod Zgjedhor e po ashtu edhe përmes oligarkëve dhe mediave, që praktikisht nuk lejon asnjë subjekt të ri politik të ketë sukses, sepse ja presin këmbët sapo lind e po ashtu e kanë kapur sistemit duke mos lejuar asnjë lloj rotacioni të rastësisht, por vetëm të kontrolluar dhe të drejtuar prej tyre!

Në këto, kushte qytetari ndjehet i pafuqishëm dhe po ashtu i zhgënjyer duke e kthyer atë vetëm pasivë, se çfarë i ofron politika dhe jo siç duhet të jetë që ai ta diktojë politikën! Pra, është krijuar një situatë letargjikë e qytetarëve që jo rrallë herë mendojnë deri në atë mënyrë dëshpëruese sa: të ndodh çfarë të ndodh, ne nuk kemi fuqi të bëjmë asgjë!

PD, është në krizë si pasojë e kësaj situate, por edhe për faktin, se ajo ndoshta nuk ka pasur forcën e as kurajën ta tejkaloj veten dhe po ashtu edhe krejt sistemin politik! Mungesa e transparencës së zgjedhjes së kandidaturave në kohë zgjedhjes e po ashtu edhe fakti, se sa herë ka ardhur në pushtet, ministra janë bërë jo ata që priteshin, e kanë bërë demokratin e thjeshtë që të humb besimin tek ky subjekt politik!

Duhet thënë se përpjekjet e PD kanë të vazhdueshme në tentativën e saj për tu riformuar e për të fituar besimin e demokratëve e të votuesve sidomos në vitet e fundit kjo ka qenë e dukshme. Megjithatë, PD ka tentuar të reformuar dhe të jetë me e besuar, por i kanë munguar kapacitetet dhe po ashtu mundësia për ta transmetuar qartë këtë sinjal tek demokratët e tek qytetarët. PD, vazhdon të ketë një ngërç të madh në mënyrën e komunikimit me publikun dhe kjo lidhet edhe me fakt, se pak ose shumë pak figura në PD, kanë pasur dëshirën, por edhe mundësinë profesionale për të komunikuar me qytetarët! Pra, PD çalon në një ndër betejat e saj më të rëndësishme, marrëdhëniet me publikun, janë lënë gjithmonë në dorë të dytë brenda kësaj partie!

Unë, e kuptoj, se aktualisht PD, ka probleme të tjera më madhore për shkak të krizës që po kalon, por duke pasur parasysh se në të njëjtën linjë të reformimit të saj të bazuar në stilin anglez, ajo duhet ta vazhdojë edhe më tutje këtë! Po si? Partia Demokratike duhet të krijoj ashtu siç bëhet në Londër, qeverinë e saj në hije! Pra, duhet të ketë emra e mbiemra që do të jenë ministra në rast se vjen në pushtet! Kështu, transparenca bëhet me qartë për qytetarët dhe demokratët! Gjithashtu, edhe opozitarizmi institucional merr një formë më të mirë dhe më të fortë institucionale!

Demokratët kanë nevojë të dinë që tani kush do të jenë ata që do e drejtojnë PD në një qeverisje të mirë dhe të suksesshme, dhe jo pas zgjedhjeve të vendosen persona që ndoshta nuk ekzistonin në imagjinatën e anëtarëve e as të shqiptarëve!  PD, demokratike duhet të filloj të projektoj të ardhmen e saj me figura dinjitoze e profesionale që janë në gjendje dhe i kanë mundësitë të bëjnë një qeverisje të mirë dhe të suksesshme!

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?